Jeni të sëmurë me grip? Këto janë gabimet që i bëjmë të gjithë, por duhet t’i shmangim menjëherë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jeni të sëmurë me grip? Këto janë gabimet që i bëjmë të gjithë, por duhet t’i shmangim menjëherë

Kur sëmuremi me grip, dëshira për të shpëtuar prej tij është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt.

 

Në vijim është lista e gabimeve që duhet të shmangni kur jeni sëmurë:

 

Advertisement

Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut.

 

Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për t’u ndier më mirë.

 

Advertisement

Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet ta anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes.

 

Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do t’i shkurtojnë ato.

 

Advertisement

Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës.

 

Ekspertët thonë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla.

 

Advertisement

Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret, ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat.

 

Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme.

 

Advertisement

Për më tepër, ato shfaqen me efekte anësore, siç është diarreja në rastin më të mirë dhe rezistenca e trupit ndaj antibiotikut në rastin më të keq.

 

Trupi kur është i sëmurë ka nevojë për më shumë lëngje, jo vetëm për t’u hidratuar, por edhe për t’i çliruar rrugët e frymëmarrjes.

 

Advertisement

Pini sa më shumë çaje dhe hani supë pule rregullisht sa herë që të jeni të ftohur ose me grip.

 

Kur jeni me grip ose të ftohur, oreksi është i pari që ikën, por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg ushqimit.

 

Advertisement

Kaloritë dhe ushqyesit tek ushqimet e ndihmojnë imunitetin të jetë më i fortë dhe të luftojë virozat më me efikasitet.

 

Duhani nuk duhet pirë kur jeni sëmurë, sepse do të dëmtojë mushkëritë dhe irritojë fytin.

 

Advertisement

Hiqni dorë nga cigarja dhe qëndroni larg ambienteve me tym duhani.

 

Stresi çliron hormone që e dobësojnë imunitetin dhe i hapin rrugën inflamacionit.

 

Advertisement

Simptomat ikin më me vështirësi kur jeni të stresuar ndaj ruani toruan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy