Jeni vazhdimisht të lodhur dhe të rraskapitur? Dy zakonet e të ngrënit që ju shterojnë energjinë dhe dëmtojnë shëndetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jeni vazhdimisht të lodhur dhe të rraskapitur? Dy zakonet e të ngrënit që ju shterojnë energjinë dhe dëmtojnë shëndetin

Zakonet e të ngrënit jo vetëm që ju bëjnë të pafuqishëm dhe ju ulin energjinë e trupit, por janë edhe të dëmshme për shëndetin.

Nëse ndiheni të lodhur dhe nivelet tuaja të energjisë po bien, është një ide e mirë të rimendoni zakonet tuaja të të ngrënit.

Në fakt, faktori i dietës mund të jetë arsyeja pse niveli juaj i energjisë është ulur, ndërkohë që shpesh disa përbërës ushqimorë të njohur për vetitë e tyre stimuluese, në afat të gjatë dëmtojnë shëndetin.

Nutricionistja e certifikuar Shyla Cadogan prezanton dy gabimet më të zakonshme që ju “vjedhin” energjinë.

Advertisement

Konsumimi i shumë pijeve energjike

Pijet energjike përmbajnë kafeinë, sheqer, sasi të larta të vitaminave B dhe aminoacide si taurina, përbërës që rrisin menjëherë nivelin e energjisë, por në të ardhmen ato janë shoqëruar me rreziqe shëndetësore.

Përmbajtja e sheqerit rrit me shpejtësi nivelet e sheqerit në gjak, duke ofruar një nxitje të menjëhershme momentale, përpara se të çojë në një ulje të energjisë dhe rrjedhimisht rraskapitje të trupit.

Përveç kësaj, është e nevojshme të mos zgjidhni pije energjike që përmbajnë më shumë se 80-85 mg kafeinë (1 filxhan kafe).

Advertisement

Ëmbëlsirat

Ëmbëlsirat na mbajnë aktiv, por vetëm për një ose dy orë. Këto ushqime janë të pasura me karbohidrate dhe rrisin shumë shpejt nivelet e sheqerit në gjak, por pas rritjes së shpejtë, ka një rënie po aq të shpejtë.

Pabarazitë në nivelet e sheqerit në gjak janë shkaku kryesor i niveleve të paqëndrueshme të energjisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy