Jo vetëm ujë dhe shalqi, këto ushqime hidratojnë trupin tonë në mënyrë të përsosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jo vetëm ujë dhe shalqi, këto ushqime hidratojnë trupin tonë në mënyrë të përsosur

Ndërsa temperaturat rriten ne jemi gjithmonë në kërkim të ushqimeve hidratuese për mirëfunksionimin e organizmit. Ushqimet e njohura si shalqiri, kastravecat apo domatet konsumohen shumë gjatë stinës së verës për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, gjë e cila ndihmon në shuarjen e etjes. Por, sipas disa studimeve hidratimi i trupit nuk bazohet plotësisht vetëm në praninë e ujit, por edhe të disa përbërësve të cilët ndihmojnë ruajtjen e ujit të përftuar në trup. “Prania e kripërave, sheqerit dhe elektroliteve e ndihmojnë trupin tonë të ruajë më gjatë ujin dhe kjo është më e vlefshme sesa të konsumojmë disa ushqime që thjesht përmbajnë ujë”, shpjegoi dietologu Yi Min Teo.

 

Lëngu i kockave

 

Advertisement

Sipas dietologes Natalie Allen, të gjitha lëngjet që e ruajnë formën e tyre në temperaturën e ambientit, llogariten si lëngje. Kështu që supat dhe lëngjet e mishit janë shumë të mira për hidratim.

 

Kosi

 

Advertisement

Shpesh kur mendojmë për produkte hidratuese ushqimet me bazë qumështin, nuk na vijnë në mendje. Por kosi përmban rreth 85% ujë. Një fixhan kos, më shumë se 3/4 e ka përmbajtje uji. Proteinat, sheqeri, kripa dhe yndyra e laktozës te kosi mundësojnë ruajtjen e ujit që trupi ka fituar.

 

Lulelakra

 

Advertisement

Sipas dietologëve nëse lulelakrën e konsumoni të pjekur në skarë, të zier, apo të gatuar me oriz, do t’i dhurojë trurit tuaj mbi 90% ujë. Përveç se është një burim i mirë hidratimi, lulelakra është e pasur me vitaminë C që forcon imunitetin, gjithashtu do të merrni një sasi të mirë kaliumi që forcon muskujt, kockat, si dhe mban nën kontroll presionin e gjakut.

 

Salmoni

 

Advertisement

Magnezi dhe kaliumi që gjenden te salmoni, ashtu si përbërja e natriumit nxit hidratimin në të gjithë trupin. Ato bëjnë të mundur ekuilibrin e lëngjeve në organizëm.

 

Farat Chia

 

Advertisement

Përdorimi i farave Chia sjell shumë përfitime për hidratimin e trupit. Ato nuk janë vetëm burim i shkëlqyer i proteinave, fibrave dhe yndyrave Omega-3, por janë të jashtëzakonshme për hidratim. Kur qëndrojnë për një periudhë në ujë ato përthithin lëngun dhe krijojnë një masë xhelatinoze.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy