Ju bien shumë flokët? Këto 4 zakone nuk duhet t’i praktikoni kurrë gjatë larjes në dush

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kjo është periudha ku vajzat ankohen më shpesh për rënie të flokëve dhe kjo jo pa qëllim.

 

Përveçse gjatë sezonit veror kur floku është më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve shkatërruese për të, ka të bëjë shumë edhe mënyra se si i trajtoni gjatë larjes në dush që jo domosdoshmërisht lidhet me verën.

 

Advertisement

Ne do ju tregojmë në këtë artikull se duhet të mbani parasysh që këto 4 gabime të mos i bëni kurrë me flokët tuaj teksa laheni në dush.

 

1. Mos i lani flokët me ujë të nxehtë.

 

Advertisement

Uji i nxehtë është faktori numër një për dëmtimin e flokëve. Madje mund të themi se ka po të njëjtin efekt negativ si tharësja apo pjasteri. Poret e lëkurës hapen nga uji i nxehtë dhe flokët kanë tendencën të këputen dhe të bien më shumë.

 

2. Mos lani shumë shpesh flokët me shampo

 

Advertisement

Shampo përbëhet nga detergjentë, trashës, konservues dhe aditivë që pastrojnë lëkurën e kokës dhe flokët. Shkumimi i shampos është rezultat i sulfateve, ose detergjenteve që heqin ose pastrojnë vajrat në flokë dhe skalpin. Shumica e tyre përmbajnë sulfate duke dëmtuar kështu folikulat e flokëve.

 

3. Mos i lani majat e flokëve me shampo

 

Advertisement

Shampo rekomandohet të aplikohet vetëm në rrënjën e flokëve dhe skalpin e kokës ku duhet të pastrojë vajrat e prodhuara. Nuk rekomandohet të aplikohet edhe në maja sepse shampo që është në rrënjë do të zbresë edhe përgjatë fijes së flokut duke i pastruar ato mjaftueshëm. Nëse vendosni edhe në maja atëherë ato do të largojnë lëndët e shëndetshme duke i lënë të dehidratuara dhe të shkatërruara.

 

4. Përdorimi i një peshqiri të rëndë pambuku

 

Advertisement

Shumica prej nesh priren t’i thajmë flokët duke përdorur një peshqir pambuku, duke i fërkuar fijet së bashku për të thithur lagështinë. Megjithatë, kjo ka një efekt negativ, veçanërisht pasi flokët kur janë të lagur janë më të dobët në strukturën e tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy