“Kam djalin në burg…” Meri Gjini i përgjigjet nënës së shqetësuar, çfarë ndodh në fund të prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kam djalin në burg…” Meri Gjini i përgjigjet nënës së shqetësuar, çfarë ndodh në fund të prillit

Meri Gjini iu është përgjigjur pyetjeve që kanë ardhur në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, si çdo të enjte.

Një nënë ka pyetur për djalin e saj që është në burg, duke dashur të mësojë se çfarë do të ndodhë me të.

Pyetje: Jam një nënë dhe kam djalin në burg. Ka bërë aksident me makinë dhe nuk është dënuar akoma, do ju lutesha shumë të dija nëse do të dënohet apo do të dalë? Ditëlindja është 12 dhjetor 2002, ora 11:30 e drekës.

Meri Gjini: Procesi është pak i ngadaltë dhe një hap të parë të gjërave do ta ketë në fundin e prillit. Nuk di se si ka ndodhur megjithëse nga mosha 24-25 vjeç do të fillojë të jetë më i kontrolluar dhe të ruajë vendosjen e vet, siç duket ka qenë momenti i gabuar. Momenti në të cilin ndodhet është një moment tranzit, në fundin e prillit është lëvizja e parë dhe nga maji në shtator i është dhënë drejtim në formën  më të mirë të mundshme të pritur prej jush. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy