Keni djegie fyti? 3 mënyra natyrale për ta qetësuar në kushte shtëpie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Keni djegie fyti? 3 mënyra natyrale për ta qetësuar në kushte shtëpie

Ndjesia e djegies së fytit mund të shkaktohet nga disa faktorë, si: urthi, refluksi gastro-ezofageal apo ngrënia e ushqimeve pikante dhe me sasi të larta yndyre. Përveç se e dhimbshme, ajo mund të jetë dhe shumë bezdisëse duke ju krijuar probleme me gëlltitjen. Disa mënyrat natyrale se si ta qetësoni dhimbjen e fytit janë:

 

1.Bëni gargarë me ujë të kripur

Uji i kripur mund të reduktojë enjtjen dhe të qetësojë irritimin dhe inflamacionin. Gjithashtu mund të ndihmojë për të tërhequr infeksionet apo irritantët në sipërfaqe të fytit, ku trupi është më i aftë që të veprojë kundër tyre. Tresni 1/4 – 1/2 lugë çaji kripë në 230 ml ujë të ngrohtë dhe bëni gargarë çdo 1 – 2 orë.

Advertisement

 

2.Pini lëngje të ftohta

Ndoshta do ta keni të vështirë në fillim. Por, ashtu si kur vendosni akull kur keni ndrydhur kyçin e këmbës, që të qetësohet dhimbja dhe të parandalohet enjtja dhe pirja e lëngjeve të ftohta mund të mpijë fytin duke ulur dhimbjen, duke qetësuar keshtu inflamacionin që po ju shkakton dhimbje.

 

Advertisement

3.Hani mjaltë

Mjalti ka veti antibakteriale që reduktojnë irritimin. Shtoni një lugë çaji mjaltë në ujë të ngrohtë apo çaj ose mund ta hani ashtu siç është./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy