Këto janë 5 ushqime kuruese që mund t’ju shpëtojnë jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka disa ushqime që falë vetive të tyre medicinale ndihmojnë shumë në përmirësimin e shëndetit të njeriut. Këto janë ushqime që gjenden pothuajse në tryezat tona çdo ditë edhe pse shpesh nuk jemi të vetëdijshëm për vlerat e tyre.

 

Çokollata e zezë

 

Advertisement

Flavonoidet në çokollatën e zezë përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut, duke reduktuar rrezikun e sulmeve në zemër.

 

Hudhra

 

Advertisement

Hudhra është një nga ushqimet me numrin më të madh të vetive mjekësore dhe shëruese sipas ekspertëve të ndryshëm të shëndetit. Ka një efekt pastrues e dezinfektues dhe gjithashtu ndikon në mënyrë efektive në trajtimet e çrregullimeve të gjakut.

 

Tërshëra

 

Advertisement

Tërshëra është një karbohidrat i njohur përgjithësisht si një kokërr e ngjashme me grurin. Për këtë arsye shumë besojnë se konsumi i saj shkakton shtim në peshë, por nuk është kështu. Përkundrazi, tërshëra kontribuon në mirëfunksionimin total të trupit tonë. Përveç sigurimit të fibrave, ai ndihmon sistemin tretës të përpunojë më mirë ushqimin, ul nivelin e kolesterolit dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak.

 

Frutat e thata

 

Advertisement

Frutat e thata janë një shtesë ideale për vaktet tona. Shpesh na kap dëshira për të konsumuar ëmbëlsira, por ekspertët e shëndetit këshillojnë që ëmbëlsirat të zëvendësohen me frutat e thata si arrat, bajamet etj,. Përveç shijes së shkëlqyer, janë të shëndetshme, përmbajnë pak sheqer, janë të pasura me minerale dhe fibra dhe rregullojnë funksionimin e trupin tonë, pasi përmbajnë një sasi të mirë kaliumi.

 

Domatja

 

Advertisement

Domatja vepron drejtpërdrejt në gjak falë përmbajtjes së lartë të vitaminës K, duke ndihmuar në parandalimin e gjakderdhjes në raste të caktuara. Për më tepër, ka një funksion të pastrimit të gjakut dhe falë aftësisë për të aktivizuar fermentet tretëse, siguron një metabolizëm më të mirë. Domatja gjithashtu vepron si laksativ dhe është shumë e dobishme për të luftuar obezitetin dhe problemet e mëlçisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy