Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani kurrë nëse vuani nga gastriti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani kurrë nëse vuani nga gastriti

Ndjesi djegieje të vazhdueshme, irritim i stomakut dhe ndjesi përzierje, dhimbje që fillojnë nga stomaku e ngjiten lart deri në fyt, të gjitha këto simptoma të çojnë tek një emër GASTRITI. Gastriti është inflamacioni i mukozës së stomakut, pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe bie në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimet. Shkaku kryesor i gastritit është një infeksion kronik i shkaktuar nga bakteri Helikobakter Pylori, por studimet e ndryshme kanë gjetur edhe shkaktarë të tjerë.

Stresi, tensioni, shqetësimet apo depresioni mund të çojnë në sekrecione jonormale të stomakut si dhe lëngje të ndryshme të tij. Kur nuk kanë se me çfarë të reagojnë, këto lëngje sulmojnë indet e stomakut dhe shkaktojnë gastritin. Disa ilaçe specifike gjithashtu mund të jenë shkaktarë të gastritit. Është e vërtetuar që njerëzit që marrin më shpesh ilaçe si aspirina për një kohë të gjatë, bëhen persona potencialë për t’u prekur nga gastriti. Shfaqja e gastritit lidhet edhe me disa ndërhyrje kirurgjikale. Disa sëmundje si kanceri në stomak kërkojnë detyrimisht heqjen e qelizave dhe indeve të prekura, por gjatë këtij procesi ndryshon dhe funksionimi normal i stomakut.

Advertisement

Të shkosh shpesh në tualet, të kesh të vjella, dridhje. Të gjithë i njohin simptomat e pakëndshme të gastritit. Menjëherë kemi një tendencë të shkojmë te mjeku dhe të marrim ilaçe, por do të ishte më mirë që gjithçka të kalonte nga ushqimi. Duhet të keni parasysh se duhet të evitoni ëmbëlsirat e tepërta dhe pikantet, të cilat e irritojnë stomakun. Ndërsa përdorimi i qumështit mund të ishte një zgjidhje e përkohshme për gastritin. Prandaj do të ishte e mira që në menunë tuaj të shtohej orizi, pure me karotë, komposto molle, banane e shtypur. Këto janë disa lloj ushqimesh që e lënë pak të qetësohet stomaku.

Në listën e ushqimeve që nuk duhet të hani nëse vuani nga gastriti: domatet, erëzat pikante, hudhra, qepa, karafili i tharë, kanella, pijet alkoolike si birrat me përqindje të lartë alkooli, vera e bardhë,, uthulla e bardhë e rrushit, pijet e gazuara, çaj xhinxheri dhe çaj i zi, agrumet si (portokalli, limoni, mandarinat dhe qitro), djathërat e yndyrshëm sidomos djathërat e stazhionuar si ai i deles dhe gorgonzola. Nga ushqimet tuaja duhet të hiqni peshqit që kanë dhjam, si ngjala, salmoni. Këtu mund të shtohen dhe peshku i tymosur, i marinuar apo i ruajtur në konserva./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy