Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni nëse vuani nga tensioni i lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni nëse vuani nga tensioni i lartë

Ushqimi i parë që personat me hipertension duhet ta evitojnë është kripa. Duke ditur se kripërat ndikojnë në tension te lartë të gjakut, ato duhet evituar sa më shumë.

Kufizimi i përdorimit të ushqimit të kripur, bëhet duke analizuar përshkrimin e përmbajtjes tek ushqimet e paketuara, sepse ushqimet e tilla mund të përmbajnë sasi të madhe të kripërave apo sodiumit, shkruan EatingWell.

Konsumi i tepërt i sodiumit, mund të ngushtojë venat e gjakut dhe të rrisë tensionin e tij.

“Do të befasoheshit se sa shumë sodium përmbajnë ushqimet e paketuara”, ka thënë dietologia Maria Elena Fraga nga New Yorku.

Advertisement

Ajo i ka këshilluar njerëzit të përgatisin vet ushqimin në shtëpi, e ta bëjnë shpesh këtë, në mënyrë që të mos blejnë produkte të gatshme të paketuara.

Një shujtë e ushqimit të shpejtë mund të përmbajë rreth 1300 miligramë kripë, gati sa totali i asaj që lejohet të konsumohet gjatë tërë ditës.

Për njerëzit me tension të lartë, The American Heart Association, rekomandon të konsumohet jo më shumë se 1500 miligramë krip në ditë pasi konsumimi i 1000 mg në ditë mund ta përmirësojë tensionin e gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Për personat me hipertension është e rekomandueshme të konsumohen më shumë fruta dhe perime, sidomos ato që përmbajnë kalium.

Advertisement

Ushqimet e pasura me kalium janë thjerrëzat, kumbullat, bananet, fasulet, portokajtë, kivit, kungujt, karotat, patatet, bulmeti me pak yndyrë dhe kefiri.

Strategji të tjera për përmirësimin e tensionit të gjakut janë aktiviteti i rregullt fizik, moskonsumimi i duhanit, menaxhimi i stresit të tepërt, mbajtja e peshës normale trupore dhe gjumi i rregullt.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy