Kjo është bima që ju sjell para dhe shumë fat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kjo është bima që ju sjell para dhe shumë fat

Bimët i japin zonës një jetë dhe bukuri shtesë.

 

Por, përderisa disa njerëz kanë gishtërinj magjik kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për gjelbërimin, të tjerët kanë ndjenjën se është e mjaftueshme të shikojnë bimët, pasi përtojnë të përkujdesen për to.

 

Advertisement

Bima me të cilën nuk duhet të shqetësoheni për gjëra të tilla është “zamia”.

 

Sipas Feng Shui, ajo sjell lumturi dhe para në shtëpi, dhe përparësia e saj e madhe është fakti se ajo mirëmbahet lehtë.

 

Advertisement

Kjo bimë me gjelbërim të përhershëm ka origjinë nga Afrika, dhe për shkak të pamjes interesante dhe mirëmbajtjes së lehtë, është shumë popullore në rregullimin e shtëpive. Ajo rritet deri në një metër në lartësi dhe ka më shumë degë me gjethe jeshile – me shkëlqim, të butë dhe të fortë.

 

Ju duhet të bëni është të siguroheni të mos qëndrojë direkt në diell dhe temperatura ku ndodhet ajo të mos jetë nën 15 gradë Celsius. Temperatura optimale për këtë lloj bime është 18 deri 24 gradë.

 

Advertisement

Ajo duhet ujitur një herë në muaj ose më rrallë. Mos e teproni me ujitje, pasi fillon të kalbet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy