Kujdes, kjo pije kaq e konsumuar rrit me 80% shanset për kancer gjiri tek gratë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujdes, kjo pije kaq e konsumuar rrit me 80% shanset për kancer gjiri tek gratë

Që të vegjël, jemi mësuar që të na thuhet nga prindërit që duhet të pimë një gotë qumësht se na bën mirë për shëndetit, mirëpo rezultatet e një studimi të kryer së fundmi, na e hedhin totalisht poshtë këtë mit. Sipas një studimi të kryera nga studiuesit e Universitetit Loma Linda dhe i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë, konsumimi i qumështit shton rrezikun për kancerin e gjirit te gratë.

 

Sipas studimit, edhe sasitë relativisht modeste të qumështit mund të rrisin rrezikun e një gruaje për kancer gjiri deri në 80%, në varësi të sasisë së konsumuar.

 

Advertisement

Të dhënat tregojnë se pirja e një sasie të vogël qumështi, në rendin e 1/4 ose 1/3 e filxhanit qumësht në ditë, shoqërohet me 30% rritje të rrezikut. Për një filxhan qumësht në ditë, rreziku relativ rritet në 50%, ndërsa për ata që konsumojnë dy deri në tre gota në ditë, rreziku shkon në 80%.

 

Shkencëtarët raportojnë, se arsyet e mundshme për të shpjeguar lidhjet midis kancerit të gjirit dhe qumështit mund të jenë përmbajtja e këtyre produkteve. Kanceri i gjirit tek gratë është shpesh i varur nga hormonet, dhe marrja e qumështit dhe proteinave të tjera shtazore është lidhur në disa raporte me nivele më të larta në gjak të një hormoni të quajtur faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën-1 (IGF-1), i cili mendohet se promovon lloje të caktuara të kancerit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy