Kuptimi i 5 ëndrrave më të shpeshta që shohim/ Çfarë duan të na thonë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuptimi i 5 ëndrrave më të shpeshta që shohim/ Çfarë duan të na thonë?

Do të flasim në këtë artikull për ëndrrat më të shpeshta, ato që me siguri çdokush nga ne i ka parë njëherë në jetë. Studimi i kuptimit të ëndrrave është një shkencë shumë e veçantë që josh shumë njerëz. Pikërisht për këtë, do t`ju zbulojmë kuptimin e ëndrrave më të shpeshta. Le t´i shohim së bashku.

 

Keni ëndërruar ndonjëehrë sikur ju bien ose ju thyen dhëmbët? Bëhet fjalë për një nga ëndrrat më të shpeshta që njerëzit shohin. Sipas shpjeguesve të ëndrrave, humbja e dhëmbë tregon që po përjetojmë një fazë tranzicioni. Një fazë që sigurisht mund të jetë si positive, ashtu dhe negative. Nga njëra anë, ekziston mundësia që ankthi dhe pasiguritë të marrin kontrollin mbi ne. Nga ana tjetër, do të thotë që po rritemi si person, metaforë që lidhet me dhëmbët e qumështit.

 

Advertisement

Një nga ëndrrat e tjera që shohim më shpesh është sikur rrëzohemi. Në vija të përgjithshme, një ëndërr e tillë do të thotë që ekzistenca jonë po shkon disi jashtë kontrollit. Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo ëndërr ka një kuptim mjaft preciz: ka ardhur momenti të përballoni një situatë të caktuar.

 

Në rast se shohim ëndërr sikur po vrapojmë, me siguri po përballojmë një periudhë në të cilën po shijojmë një vetëvlerësim të ulët. Kjo ëndërr në fakt është shumë e shpeshtë tek personat që po përjetojnë një periudhë kur ndihen të pafuqishëm ose jo në lartësinë e diçkaje.

 

Advertisement

Po ëndrrat kur rikthehemi në shkollë dhe nuk u përgjigjemi dot pyetjeve ose jemi të papërgatitur në provim? Të gjithëve na ka ndodhur t´i shohim të paktën njëherë. Në fakt, është një ëndërr që shpreh një shqetësim në fushën profesionale dhe në punë. Ndoshta po kaloni probleme në punë dhe kjo ju kujton ankthin e provimeve dhe ngritjes në mësim.

 

E fundit është sikur ndiqemi nga dikush. Në këtë rast, me shumë mundësi keni të bëni me një situatë që ju streson ose ju bën të ndiheni në kurth./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy