Ky produkt i thjeshtë do t’ju shpëtojë nga alergjitë e tmerrshme të sezonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ky produkt i thjeshtë do t’ju shpëtojë nga alergjitë e tmerrshme të sezonit

Kur John Bostock përshkroi për herë të parë polinozën (rinitin alergjik stinor) në 1819, kjo patologji ishte e rrallë, por tashmë sëmundjet alergjike kanë arritur përmasa të një epidemie. Në vendet e zhvilluara pothuaj një në dy persona shfaq një përgjigje alergjike ndaj ndonjë faktori të zakonshëm ambiental.

Njerëzit që janë alergjikë ndaj polenit duhet të mendohen dy herë përpara se të vendosin të largohen nga shtëpia. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të dilni nga shtëpia, por përpiquni të mos dilni kur përqendrimi i polenit është më i lartë. Besojmë që keni provuar të gjitha metodat e mundshme të shërimit nëse keni problem me alergjinë ndaj polenit dhe pluhurit dhe asnjëra nuk ka dhënë rezultat.

Zgjidhja qëndron pikërisht në kutinë e zakonshme të vazelinës, e cila mund t’ju çlirojë nga të gjitha telashet që keni nga teshtitja e pandërprerë, ënjtja e syve, gërvishtja në fyt dhe rraskapitja. Shumica e njerëzve të cilët vuajnë nga ethet e pluhurit të luleve, përkatësisht nga alergjitë kronike ndaj polenit dhe pluhurit shprehen vazelina i ndihmon. Truku qëndron në atë që duhet të nxirrni një shtresë të vogël vazeline me shkopth të veshëve sa më thellë në gavrat e hundës. Vazelina mbledh grimcat e polenit dhe pluhurit dhe pastaj ato nuk futen më në sistemin tuaj, ndërkaq organizmi mbrohet./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy