
Historia e një britaniku i cili braktisi gruan e tij 28-vjeçare dhe dy fëmijët për refugjaten ukrainase që u strehua në Angli prej luftës, bëri xhiron e rrjetit vetëm pak muaj më parë.
30-vjeçari fillimisht e mori në banesë për ta strehuar ukrainasen më pas ai ra në dashuri me të duke hequr dorë nga partnerja e tij prej 10 vitesh dhe fëmijët e mitur që kishin bashkë.
Por çifti është rikthyer në vëmendje ditën e sotme sepse, vetëm 4 muaj pasi deklaruan dashurinë, ata i kanë dhënë fund.
Britaniku Tony Garnett tregon se ka braktisur ukrainasen Sofiia Karkadym me pretëndimin që ajo nuk mund të heq dot dorë nga alkoli dhe sjellje të pakontrolluara.
Ai e akuzoi emigranten gjithashtu se ajo po ndërhyn në marrëdhënien e tij me vajzat e mitura që kishte nga martesa e mëparshme.