Larje e shëndetshme me ‘ujë e sapun’, e paskemi ditur gabim, ja çfarë këshillojnë ekspertët për një lëkurë perfekte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithmonë jemi mësuar të dëgjojmë se kur në lëkurë kemi përdorur vetëm ujë dhe sapun për pastrimin e saj, ajo qëndron më e shëndetshme. Por në fakt paskemi gabuar.

 

Ekspertët thonë se nëse lëkura do të lahej pa sapun do ishte më e shëndetshme për këto arsye:

 

Advertisement

1 . Balancohet shtresa mbrojtëse

 

Larja vetëm me ujë do të balancojë shtresën mbrojtëse të lëkurës tuaj. Sapuni largon në mënyrë efektive papastërtitë nga trupi, ai gjithashtu pastron vajrat natyralë të sekretuar nga lëkura juaj. Përdorimi i rregullt i sapunit gjithashtu mund të prishë  ekuilibrin e pH të lëkurës, duke e lënë atë të thatë dhe të irrituar.

 

Advertisement

2. Do largoni aromat e pakëndëshme

 

Ndërsa dushi me sapun do t’ju bëjë të keni një aromë të freskët për një kohë të shkurtër, në thelb e bën lëkurën tuaj më të prekshme ndaj  baktereve. Përbërësit e ashpër në sapun prishin ekuilibrin midis vajrave të lëkurës dhe baktereve që jetojnë në lëkurën tonë, gjë që bën që lëkura të  prodhojë edhe më shumë vaj dhe baktere. Sapunët antibakterialë janë veçanërisht të dëmshëm pasi vrasin mikrobet e këqija bashkë me ato të dobishmet.

 

Advertisement

3. Pjesët intime do jenë më të shëndetshme

 

Larja me sapun rregullisht mund të thajë zonën gjenitale, gjë që mund të çojë problem shëndetësore. Është më mirë të përdorni ujë të ngrohtë për të larë pjesët tuaja intime, ose ujë të nxehtë kur duhet të largoni aromat.

 

Advertisement

4. Lëkura mund të qëndrojë më gjatë pa rrudha

 

Ndërsa shumë përbërës që gjenden në sapun kanë për qëllim ta lënë lëkurën tuaj të pastër dhe të freskët, ata në fakt mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa të mira. Ato mund të dëmtojnë mantelin acid të lëkurës, i cili nga ana tjetër mund të shkaktojë shumë sëmundje, si puçrrat dhe dermatitin. Larja me sapun e than lëkurën tuaj, gjë që mund të çojë edhe në krijimin e rrudhave.

 

Advertisement

5. Përthithin vitaminën D

 

Përveçse shkaktojnë plakje të shpejtë të lëkurës, sapunët mund të përthithin edhe vitaminën D që mund të jetë e pranishme. Lëkura e konverton energjinë e diellit në vitaminë D dhe disa specialistë të kujdesit shëndetësor rekomandojnë të bëni dush më rrallë, pasi mund të prishë ekuilibrin e lëkurës dhe të lajë një pjesë të vitaminës D të përftuar.

 

Advertisement

Ajo që ekspertët shëndetësor këshillojnë në vend të sapunit janë vajrat pastrues, larja pa sapun ose ‘scrub’ tërësisht natyral.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy