Lëkura e mollës “bën mrekulli” për kujdesin e fytyrës, ja si ta përdorni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëkura e mollës “bën mrekulli” për kujdesin e fytyrës, ja si ta përdorni

Të gjithë e dinë se një mollë në ditë e mban mjekun larg, por a e dini se lëkura e këtij fruti është gjithashtu e pasur në vitamina shumë të shëndetshme për shëndetin?Nëse mendoni se e themi këtë vetëm që ju ta hani mollën pa e qëruar gaboni. Edhe nëse e qëroni mollën do të përfitoni njësoj, por lëkurën nuk keni pse e hidhni.

 

Nëse ndjeni se keni një pamje të lodhur të fytyrës si pajetë që nuk transmeton gjallëri mund ta ndryshoni shpejt situatën duke përdorur lëkurën e mollës si aleatin tuaj të bukurisë.Kjo e fundit është e pasur me vitamina, minerale esenciale dhe antioksidantë që luftojnë veprimin e radikaleve të lira.

 

Advertisement

Lëkura e mollës do të mbrojë lëkurat delikate nga veprimi i rrezeve UV. Kjo sepse lëkura e mollës përmban polifenole, një antioksidant i fuqishëm i njohur për vetitë e tij të fuqishme, shkruan Living.al.Gjithashtu lëkura e mollës përmban vitaminë C që ngadalëson efektet e plakjes duke zbukuruar pamjen e fytyrës tuaj.

 

Më poshtë do të japim recetën e një maske në mënyrë që të përfitoni maksimalisht:

 

Advertisement

Përbërësit:

 

Një domate e vogël

 

Advertisement

Një mollë e kuqe

 

Qumësht

 

Advertisement

Përzieni në një blender domaten dhe lëkurën e mollës. Pasi masa të jetë bërë homogjene shtoni një lugë qumësht. Përzini mirë dhe aplikojeni në lëkurë.

 

Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy