Me sy drejt zhvillimit rajonal, ja skema dhe kohezioni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me sy drejt zhvillimit rajonal, ja skema dhe kohezioni

Programi për Zhvillimin Rajonal Shqipëri (PZHRSH), një projekt i SDC dhe ADA, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) publikon Skemën e dytë të Granteve e cila ka në fokus zhvillimin rajonal dhe kohezionin.

Skema është përgatitur në harmonizim me “Programin për Zhvillimin e Integruar dhe të Qëndrueshëm të 100 + Fshatrat e Shqipërisë 2022-2026” zbatuar nga FSHZH, meqënëse objektivat e ketij programi kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të Programit të PZHRSH.

Skema e dytë e Granteve vë theksin në nevojat prioritare dhe potencialet që kanë rajonet si dhe fokusohet në dimensionet e zhvillimit rajonal, nxitjen e institucioneve dhe partnerëve për bashkëpunim nëpërmjet projekteve ndërvendore që kanë një ndikim të qartë në zhvillimin rajonal.

Objektivat kryesore të Skemës së Granteve të Zhvillimit Rajonal dhe Kohezionit të Programit PZHRSH janë:

Advertisement

1. Të mbështesë qasjet e integruara që kontribuojnë në qëndrueshmërinë e ndërhyrjeve duke krijuar sinergji e duke plotësuar ndërhyrjet e përcaktuara në “Programin për Zhvillimin e Integruar dhe të Qëndrueshëm të 100 + Fshatrave të Shqipërisë 2022-2026”;

2. Të rrisë potencialin ekonomik në mikro rajone dhe të përmirësojë kapacitetet vendore e rajonale sipas nevojave dhe potencialeve të evidentuara në sektorë të tillë si: kultura, turizmi, kërkimi dhe zhvillimi, mbrojtja e mjedisit dhe edukimi, duke mbështetur nisma të nxitura nga politika zhvillimi dhe krijimi i rrjeteve social-ekonomike;

3. Të mbështesë zhvillimin social-ekonomik në mikro rajone nëpërmjet përmirësimit të aksesit te shërbimet sociale.

Për më shumë informacion për Skemën e Granteve të këtij programi konsultoni dokumentat e mëposhtëm.

Advertisement

0.-PZHRSH_GSRDC_Thirrje-per-Aplikime-1Download

1.-PZHRSH_GSRDC_Aneksi-ACN_Format-Projekt-IdeDownload

2.-PZHRSH_GSRDC_Aneksi-A_Format_Aplikimi-i-ploteDownload

3.-PZHRSH_GSRDC_Aneksi-A1_LogframeDownload

Advertisement

4.-PZHRSH_GSRDC_Aneksi-B_BuxhetiDownload

5.-PZHRSH_GSRDC_Aneksi-C_Marreveshja-e-PartnershipitDownload

6.PZHRSH_GSRDC_Aneksi-D_Draft_Kontrate-GrantiDownload

Shtojca-1_Lista_e_100_fshatrave-_ShqipDownload

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy