Mjalti “Manuka” me efekte çudibërëse në shëndet, fut në sherr dy vende

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjalti “Manuka” me efekte çudibërëse në shëndet, fut në sherr dy vende

Betejë ligjore e hapur mes Australisë dhe Zelandës së Re për përdorimin e emrit të mjaltit Manuka, prej të cilit të dy vendet pretendojnë origjinën.

Prodhuesit australianë të këtij produkti të shkëlqyer , krenohen me vetitë anti-inflamatore, antiseptike dhe shëruese.

Ata po përpiqen të bllokojnë procedurën e regjistrimit të markës tregtare nga homologët e Zelandës së Re të quajtur Mjaltë Manuka” .

Mjalti Manuka shitet për qindra dollarë për kilogram në tregjet e eksportit dhe ka një listë të gjatë të benefiteve shëndetësore, tashmë të miratuara.

Advertisement

Shoqata Australiane “Manuka Honey” argumenton se bima nga e cila prodhohet mjalti, Leptospermum scoparium , konsiderohet autoktone në të dy vendet.

Sidoqoftë, fjala “Manuka” është përdorur në Australi për të përshkruar bimën dhe mjaltin që nga vitet ’30.

Ndërsa Shoqëria e Apelimit të Mjaltit të Zelandës së Re, e cila kërkon ekskluzivitetin e markës, argumenton nga ana e saj se Manuka e saj është dukshëm e ndryshme nga produkti australian dhe se fjala ka një kuptim të rëndësishëm kulturor për Maorët, fis shumë i vjetër i këtij vendi.

 

Advertisement

Mjalti Manuka prodhohet nga nektari i pemes Manuka . Ky mjaltë është perdorur që në lashtësi për të trajtuar sëmundje.

 

Përbërësi kryesor në mjaltin Manuka i cili është shumë anti- bakterial , është methylglyoxal (MG), një komponent i cili gjendet në shumicën e llojeve të mjaltit por në sasi shumë të vogël .

 

Advertisement

Në Mjaltin Manuka , MG vjen i kombinuar me një tjetër komponent i cili është dihydroxyacetone , i cili gjendet në një sasi shume të madhe në nektarin e luleve manuka . Mendohet se MG është ai që i jep mjaltit manuka kaq shumë fuqi antibiotike .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy