Mjekët i thanë se nëna do vdiste nga koronavirusi, djali bën veprimin që i përloti të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët i thanë se nëna do vdiste nga koronavirusi, djali bën veprimin që i përloti të gjithë

Fotot e një të riu në Palestinë janë kanë prekur shumë zemra në mbarë botën, për shkak të veprimit të tij për nënën e sëmurë me Covid-19.

I riu u shokua kur mjekët i dhanë lajmin se nëna e tij i kishte ditët e numëruara për shkak të koronavirusit.

Duke mos e pranuar këtë ndarje, ai mori vendimin për t’u ngjitur nga dritarja e spitalit për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës.

Mamaja e Jihad Al-Suëaiti, ishte e infektuar me COVID-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte.

Advertisement

Me anë të një telefonate, mjekët e spitalit ku nëna e tij po trajtohej, e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e saj ishte tepër rëndë dhe mundësia që ajo të ndërronte jetë ishte tepër e madhe.

Në këto kushte, Jihad vendosi të ngjiste godinën e spitalit nga pjesa e jashtme dhe të vendosej në dritaren e dhomës ku ndodhej e ëma.

Këtë veprim ai e bëri deri në momentin kur mjekët e njoftuan se nëna e tij kishte ndërruar jetë.

Imazhin e tij prekës e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe, mjekja shqiptare Anika Dokle.

Advertisement

“Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19”, shkruan ajo në përshkrimin e fotos.

Mjekët i thanë se nëna do vdiste nga koronavirusi, djali bën veprimin që i përloti të gjithë shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy