Modelja zhytet e zhveshur në thellësi për të notuar me peshkaqenët që hanë njerëz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Modelja zhytet e zhveshur në thellësi për të notuar me peshkaqenët që hanë njerëz

Një modele Playboy u zhyt në thellësi për të notuar me peshkaqenë që hanë njerëz.

Marisa Papen u zhyt e zhveshur në brigjet e Haëaiit dhe u afrua me grabitqarët e frikshëm detarë.

 

Bukuroshja belge tha se e bëri këtë për të sfiduar tabutë për peshkaqenët dhe lakuriqësinë.

Advertisement

 

“Ishte një nga përvojat më paqësore të jetës sime duke qenë me peshkaqenët. Duke qenë në praninë e tyre, ndjeva qetësi të plotë. Njerëzit më pyesin nëse kisha frikë, por në të vërtetë, nuk u tremba aspak. Ata ishin peshkaqenë Galapagos. Mesazhi ka të bëjë me thyerjen e stigmave dhe tabuve, lakuriqësia shihet si e keqe në shoqërinë tonë, dhe po kështu edhe peshkaqenët. Përgjatë viteve, peshkaqenët kanë fituar një reputacion të keq për shkak të industrisë së filmit. Unë doja të sfidoja shikuesit duke parë këto krijesa madhështore me një sy tjetër.”

 

Kjo nuk është hera e parë që 28-vjeçarja del nudo. Ajo është zhveshur në Vatikan, Murin e Vajtimit në Jeruzalem dhe xhaminë Hagia Sophia të Stambollit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy