Moderatorja vjen me një rrëfim ndryshe, ana e (pa)njohur e Almës: Si nisi rrugëtimi im në televizion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moderatorja vjen me një rrëfim ndryshe, ana e (pa)njohur e Almës: Si nisi rrugëtimi im në televizion

Moderatorja Alma Çelaj në një intervistë për “Vizionin e Pasdites” vjen me një rrëfim ndryshe nga se jemi mësuar të na shoqërojë çdo mëngjes.

E spikatur për ëmbëlsinë në pamje e të folur, moderatorja e Vizion Plus, tregon se cila është gjëja që e vetëpërmbush më shumë në këtë rrugëtim.

“Jam krenare për faktin që nuk kam ndalur së punuari edhe kur njerëzit nuk e kanë kuptuar vizionin tim dhe ajo kosistenca, disiplina, fakti që unë jam shumë kokëfortë për t’i përmbushur detyrimet e mia, ndonjëherë edhe punoj fortë, më shumë seç duhet për gjëra që në filllim mund të duken si kështjella rëre, por më pas duket ajo që kam dashur, për këtë jam e lumtur dhe krenare, që kam qenë këmbëngulëse dhe kokëfortë për atë që kam dashur”, tha ajo.

Ajo theksoi se gjithmonë dëshiron të bëjë gjëra që i përshtaten, duke mos rënë “pre” e tendencave që e nxjerrin nga vetja.

Advertisement

“Unë kam pasur një kohë cilësore të kaluar me tim atë, që ne kalonim me orë të tëra para ekranit dhe kam parë filma, videogames dhe duke qenë se kam ndjekur gjithçka, duke parë edhe Vizion Plus, të jem e sinqertë, apo edhe media të tjera, memorizoja shumë mirë, imitoja ndonjëherë edhe moderatorët e asaj kohe”, shtoi ajo.

Alma tregon se ishte një mësues letërsie që vuri në dukje aftësinë e saj që do i përshtatej profesionit të gazetarisë./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy