Një video në Ukrainë është bërë virale për shkak të përmbajtjes së saj.
Pamjet tregojnë momentin kur lexueses së lajmeve në televizionin “1+1” në Ukrainë, Marichki Padalkos, i bie dhëmbi gjatë transmetimit live.
Situata e pakëndshme i ka ndodhur teksa po lexonte lajmet.
Pavarësisht situatës së sikletshme, Marichki Padalkos, u soll në mënyrë profesionale, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Advertisement
Videoja është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumica ishin ofenduese.
Megjithatë ka edhe nga ata që e kanë komplimentuar për profesionalizmin e treguar, duke mos e ndërprerë edicionin e lajmeve.
Më poshtë keni videon./VIZION PLUS/
The post Momenti i sikletshëm, gazetares i bie dhëmbi teksa lexon lajmet appeared first on Vizion Plus.
Advertisement