Mos e injoroni asnjëherë! Çfarë paralajmëron kjo shenjë e iPhone

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mos e injoroni asnjëherë! Çfarë paralajmëron kjo shenjë e iPhone

Të gjithë përdoruesit e iPhone nuk duhet të injorojnë dy simbole të celularit të tyre. Nënvlerësimi ndaj këtyre shenjave mund të dëmtojë baterinë e iPhone ose ta shkatërrojë tërësisht celularin.

Bëhet fjalë për 2 simbole të trekëndëshit të verdhë brenda të cilit ka një shenjë uji.

Nëse shfaqet ndonjë prej tyre, do të thotë që iPhone ka rënë në ujë. Celularët e fundit të Apple janë rezistentë ndaj ujit nëse zhyten për 30 minuta.

Mirëpo duhet treguar edhe kujdes. Kështu, trekëndëshi i parë i verdhë shkruan që “karikimi është i pamundur”. Më tej do të shfaqet sërish i njëjti paralajmërim ku shkruhet “në vendin e karikimit ka prani të ujit”.

Advertisement

Kjo do të thotë që celularin duhet ta shkëpusni nga karikimi dhe të prisni deri sa të thahet tërësisht dhe të mos ketë prezencë lagështire.

Nëse aparatin tuaj iPhone e lini në karikim gjatë kohës që uji nuk ka dalë tërësisht nga pajisja, mund të dëmtoni përgjithmonë baterinë ose të shkaktoni dëmtime të tjera.

Kështu që duhet të tregoni kujdes dhe të mos injoroni këto paralajmërime të celularit./vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy