“Mos lini bakshish dhe hiqni këpucët në vendet tradicionale”/ Ja gjërat e ndaluara që duhet të dini, nëse shkoni në Japoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mos lini bakshish dhe hiqni këpucët në vendet tradicionale”/ Ja gjërat e ndaluara që duhet të dini, nëse shkoni në Japoni

Vendasit kanë vënë re se shumë turistë në Tokio bëjnë të njëjtat gabime. Që kur Japonia rihapi kufijtë e saj Tetorin e shkuar, shumë turistë u ‘dyndën’ atje.

 

Por ndërsa turistët kthehen në Tokio, ata në mënyrë të pashmangshme bëjnë disa gabime të zakonshme. Nga ushqimi e deri tek disa problematika kulturore, këto janë disa nga gjërat të cilat duhet t’i memorizoni me patjetër nëse keni në plan të udhëtoni atje:

 

Advertisement

-Përdorni transportin publik!

 

Tokio ka një sistem të jashtëzakonshëm të metrosë dhe trenave. “Google Maps” do t’ju tregojë se cilat linja të merrni dhe ku të zhvendoseni nëse keni nevojë! Kini kujdes, japonezët janë përgjithësisht të qetë në metro dhe zakonisht nuk konsumojnë apo pinë teksa udhëtojnë!

 

Advertisement

-Mësoni ndonjë fjalë të gjuhës së tyre.

 

Pjesa më e madhe e popullsisë së Tokios nuk e zotëron gjuhën angleze. Mundohuni të mësoni disa fraza të thjeshta ose përdorni aplikacione përkthimi, për një përshëndetje apo “faleminderit”.

 

Advertisement

-Mos u bazoni shumë në hartat e stacioneve nëpër metro.

 

Gabimi më i zakonshëm që bëjnë udhëtarët në Tokio është të humbasin në qytet, veçanërisht në një stacion metroje. Shumë turistë qëndrojnë të shtangur përpara tabelës së hartës që tregon stacionet.  Ka 286 stacione metroje në Tokio! Është e panevojshme të mësosh të gjithë hartën e Tokios.

 

Advertisement

-Aktivizoni  lejen tuaj ‘JR’ pas mbërritjes.

 

JR (leje hekurudhore) është leja që çdo turist duhet ta sigurojë sapo të mbërrijë atje. Ajo mund të sigurohet dhe më parë online, por zakonisht kushton më shtrenjtë.

 

Advertisement

-Gjeni vendin e duhur për t’u akomoduar.

 

Padyshim në Tokio ka hotele shumë pranë destinacioneve turistike, por mesa duket njerëzit nuk marrin shumë informacion para se të prenotojnë biletën.

 

Advertisement

-Kuzhina lokale duhet eksploruar!

 

Ndërsa Japonia është më e njohura për sushin, ka dhe një sërë ushqimesh tjera të veçanta. Sigurohuni që të hani shumë sushi dhe ramen të shijshëm, por mos kini frikë të provoni dhe gjëra të tjera.

 

Advertisement

-Japonezët kanë teknika të tjera të të ngrënit.

 

Shkopinjtë apo ngjyerja në salca të ndryshme mund të jetë e pranishme në 90% të vakteve ushqimore.

 

Advertisement

-Mos lini bakshish!

 

Bakshishi në Japoni konsiderohet fyes, ndaj mos lini asnjë monedhë tepër asaj që është në faturë.

 

Advertisement

-Janë disa sjellje të “ndaluara” në Japoni

 

Nuk duhet të përkulesh në formë përshëndetëse siç ndodh në Tajlandë, pasi kjo në Japoni shërben vetëm për të kërkuar falje.

 

Advertisement

-Hiqni këpucët kur futeni në vende tradicionale!

 

Kushtojini vëmendje rregullave dhe zakoneve kur vizitoni restorante tradicionale, tempuj apo shtëpi.

 

Advertisement

-Bëni dush para “Onsen”

 

Onsen është pjesë e veçantë e kulturës japoneze dhe një atraksion popullor turistik, por të huajt për fat të keq jo gjithmonë i ndjekin rregullat. Duhet patjetër të jeni të pastër nëse futeni në një ambient të tillë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy