Moti, e shtunë 1 maj 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti, e shtunë 1 maj 2021

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot pritet një përkeqësim gradual i kushteve atmosferike. Vranësirat depërtojnë mbi vendin tonë që në pjesën e parë të ditës por nuk do të mungojnë edhe intervalet e kthjellimeve. Pas mesditës pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave dhe mot i vranët në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, ndërsa në relievet kodrinore dhe malore ato marrin marakter shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtër. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë. Temperaturat pritet të regjistrojnë vlerat nga 12° deri në 30°Celcius

Gadishulli i Ballkanit parashikohet të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme. Kështu përgjithësisht do të mbizotërojnë vranësirat dhe intervalet e kthjellimeve. Reshjet e shiut do të përqendrohen kryesisht në pjesën perëndimore të tij në formën e shtrëngatave.

Sa i përket Europës qëndrore, ishujt Britanikë si dhe Gadishulli Apenin do të ndikohen nga një sistem frontal i cili do të sjellë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu. Ndërsa sa i përket Gadishullit Iberik, Brigjet e Egjeut dhe Europës Lindore moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy