Moti për ditën e enjte, 4 shkurt 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti për ditën e enjte, 4 shkurt 2021

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira, të cilat do të jenë më të theksuara në veriperëndim.

Në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen fillimisht të dobëta përgjatë ditës. Në orët e pasdites reshjet e shiut në këtë zonë fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në mbrëmje reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet mesatar e të lartë. Në mbrëmje nisin reshjet e borës në veri e verilindje. Mjegull e dendur e mjegullinë në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 1-10 m/sek. Prej orëve të mesditës përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe ato luginore era do të fryjë me shpejtësi intensive dhe rrahje deri në 25-30 m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri 6 ballë. Deti në forcim në mbrëmje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy