Në mëngjes apo në darkë? Sa herë duhet ta lani fytyrën dhe kur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në mëngjes apo në darkë? Sa herë duhet ta lani fytyrën dhe kur

Shpesh ne e lajmë fytyrën në darkë pasi kemi qenë gjithë ditën jashtë apo kemi dalë për të pirë diçka. A mjafton vetëm kaq për të pasur një fytyrë të shëndetshme?

Përgjigja e një dermatologeje sipas Purewow është kjo: Dy herë në ditë, njerëz, kaq mjafton.

Rezulton që një herë në ditë rutina nuk është e mjaftueshme. Në rastin ideal, duhet të lani fytyrën dy herë në ditë – në mëngjes dhe darkë, thotë Dr. Mona Gohara, një dermatologe dhe profesore e asociuar klinike në Universitetin e Yale.

Nëse preferoni të lani fytyrën një herë në ditë, sigurohuni që të paktën të lani fytyrën natën, thotë Dr. Gohara. Kjo sepse natën lëkura jonë rigjenerohet dhe është më mirë të vendosni përbërës aktivë si retinoidet dhe peptidet në fytyrën tonë para gjumit. “Produktet e tua për kujdesin e lëkurës do të jenë më efektive në lëkurën e pastër sepse ato nuk pengohen nga grumbullimi i baktereve ose vaji i tepërt”, shpjegon ajo./ Living

Advertisement

Në mëngjes apo në darkë? Sa herë duhet ta lani fytyrën dhe kur shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy