Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni këto 10 gjëra

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjithë e dimë mirë se nuk ka një elikzir magjik që të jep bukuri të përjetshme si në filmin “Death Becomes Her” me Meryl Streep. Në vend të tyre, mund t’ju tregojmë 10 teknika shumë të thjeshta të cilat edhe yjet e Hollivud-it i përdorin gjatë përditshmërisë. Falë tyre do të ndiheni të freskëta dhe do të nxirrni në pah tiparet që pëlqeni më shumë te vetja.

Modeli i flokëve

Nëse preferoni t’i mbani flokët tuaj të gjatë, një ide e mirë është që t’i prisni me shkallëzim duke kornizuar fytyrën.

“Shumë gra mendojnë se mjafton të kenë flokë të gjata për t’u dukur më të reja, por modeli është gjithashtu i rëndësishëm. Duhet të kujdeseni të kërkoni një prerje që nxjerr në pah tiparet e fytyrës suaj,”-shpjegon parukierja Jenna Mast.

Advertisement

Modeli i bluzave

Sipas stilistëve të artisteve më të famshme botërore, bluzat me një jakë V janë opsioni ideal nëse doni të mos ekspozoni rrudhat e krijuara në zonën e bustit dhe qafës. Kjo ndodh pasi vëmendja shkon më shumë te vet dekolteja.

Sytë

Sytë me shkëlqim janë trendi më i fundit i grimiereve të VIP-ave. Ato vendosin një ton sysh në nuancën e shampanjës te cepi i syrit dhe poshtë vetullës. Në këtë mënyrë sytë tuaj do të duken të mëdhenj e të shndritshëm.

Advertisement

Blush-i

Me kalimin e viteve lëkura ka tendencën të thahet dhe dehidratohet më shpesh se më parë. Në mënyrë që t’i jepni fytyrës shkëlqimin e Jennifer Lopez, ju këshillojmë të përdorni një blush në formë kremi dhe ta vendosni pak më sipër zonës së mollëzave duke e drejtuar furçën nga veshët.

Peneli i syve

Zona e syve ka lëkurë të hollë, kështu që linjat e para të imta shfaqen fillimisht aty. Shpesh, në mënyrë të pandërgjegjshme e theksojmë këtë pjesë të fytyrës duke përdorur një penel me ngjyrë të zi. Ai do ju bëjë të ngjani disa vite më e madhe në moshë sidomos nëse keni sy të vegjël. Ju këshillojmë të përdorni penelin ngjyrë kaf pasi krijon një efekt më të butë dhe i bën sytë të duken më të mëdhenj.

Advertisement

Baluket

Pas të 40-ave, parukierët sugjerojnë zgjedhjen e një modeli flokësh me baluke, pasi kështu mund të krijoni një “look” të freskët. Ajo është gjithashtu  një mënyrë sesi të fshihni linat e holla në zonën e ballit.

Rimeli

Rimeli është çelësi sekret për t’u dukur bukur pavarësisht rastit. Ju këshillojmë përdorimin e një rimeli i cili u jep qerpikëve volumin që dëshironi. Pas tij mund të aplikoni një tjetër rimel i cili u jep qerpikëve gjatësi dhe i mban të ngritura.

Advertisement

Buzëkuqi

Buzëkuqët mat i thajnë buzët dhe i bëjnë të duken më të holla. Ato gjithashtu kanë tendencën të çahen më shpejt. Një alternativë e mirë që mund t’ju sugjerojmë është aplikimi i një zbutësi dhe më pas një buzëkuqi me shkëlqim.

Fondotina

Formula e fondotinës është e rëndësishme, pasi me kalimin e kohës, rrudhat dhe linjat mund të bëhen më të dukshme nëse zgjidhni një produkt mat. Një opsion i mirë është aplikimi i një baze më të lehtë dhe hidratuese.

Advertisement

Ngjyra e flokëve

Përzgjedhja e një ngjyre shumë të errët mund të mos ju shkojë me nën-tonin e lëkurës. Idealja do të ishte të analizonit se cilat ngjyra ju nxjerrin më mirë në pah fytyrën dhe tiparet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy