Nëse konsumoni kivi, humori mund t’ju përmirësohet për 4 ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëse konsumoni kivi, humori mund t’ju përmirësohet për 4 ditë

Frutat janë një thesar i vitaminave të nevojshme për trupin e njeriut. Përfitimi i tyre për shëndetin është i dukshëm, thotë edhe thënia e njohur se si ‘një mollë në ditë e mban mjekun larg’. Kjo konfirmohet nga një studim i fundit, i publikuar në British Journal of Nutrition, i cili zbuloi se kivi mund të përmirësojë ndjeshëm disponimin tonë.

Shkencëtarët nga Zelanda e Re zbuluan se ngrënia e kivit mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore në vetëm katër ditë.

“Është mirë të dish se edhe ndryshimet e vogla në dietë, si shtimi i kivit, mund të ndikojnë në mënyrën se si ndihemi çdo ditë”, tha bashkautori i studimit, psikologu Tamlin Conner.

Çfarë tregon studimi

Advertisement

Sekreti i lidhjes së këtij fruti jeshil me humorin qëndron tek vitamina C, e cila, përveç përfitimeve të tjera, rrit energjinë dhe ruan vitalitetin. Ky fakt u konfirmua edhe nga një eksperiment diete i kryer me 155 të rritur me mungesë të kësaj vitamine. Çdo ditë për tetë javë, pjesëmarrësve iu dha një placebo, një suplement 250 mg vitaminë C ose dy kivi, dhe më pas iu kërkua të raportonin mbi vitalitetin, disponimin, cilësinë e gjumit dhe aktivitetin fizik.

Studiuesit zbuluan se si grupi i vitaminës C ashtu edhe ata që hanin kivi raportuan përmirësim të humorit. Megjithatë, ndryshe nga ata që morën suplementet, grupi i kivit përjetoi përmirësime të vitalitetit dhe humorit në vetëm katër ditë me efekte që arrinin kulmin rreth 14 deri në 16 ditë.

“Pjesëmarrësit tanë kishin shëndet mendor relativisht të mirë në fillim, kështu që kishin pak hapësirë për përmirësim, por megjithatë raportuan përfitime nga ndërhyrjet me kivi ose vitaminën C”, tha autori kryesor Dr Ben Fletcher.

Kivi gjithashtu ka përfitime të tjera shëndetësore:

Advertisement

zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike
përmirëson tretjen
ndihmon shëndetin e zemrës
përmirëson cilësinë e gjumit
është e mirë për sytë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy