Nga infeksionet tek prishja e dhëmbëve, ja cilat janë efektet negative që shkakton frymëmarrja me anë të gojës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga infeksionet tek prishja e dhëmbëve, ja cilat janë efektet negative që shkakton frymëmarrja me anë të gojës

Frymëmarrja me hundë është mënyra natyrale e trupit për të siguruar që të marrim oksigjenin që na nevojitet. Ndërsa thithja e ajrit përmes gojës, mund të krijojë shqetësime të vogla dhe gjithashtu të krijojë terrenin e duhur edhe për rreziqe serioze shëndetësore.

 

Në këtë artikull do njiheni me arsyet se përse kjo ndodh, anët negative dhe si ta hiqni këtë zakon.

 

Advertisement

Njerëzit priren të marrin frymë përmes gojës nëse kanë një problem që e bën të vështirë frymëmarrjen përmes hundës. I tillë mund të jetë bllokimi i hundës nga një ftohje, një infeksion i sinusit ose alergjia sezonale. Një shkak tjetër i zakonshëm devijimet strukturore në hundë që pengojnë frymëmarrjen, por edhe “mishi i huaj”, një masë që rritet në zgavrën e hundës dhe krijon shqetësim.

 

Frymëmarrja me gojë hapur në fakt mund të jetë e keqe për shëndetin tuaj për këto arsye:

 

Advertisement

Mund të çojë në tharje të gojës

Mbajtja e gojës hapur për një kohë të gjatë, bën që pështyma juaj, e cila normalisht mban indet e gojës të hidratuara, të avullojë dhe si pasojë goja të thahet.

 

Fryma juaj mund të mbajë aromë të keqe

Advertisement

 

Kur goja thahet, bakteret e këqija fillojnë të shumohen, gjë që mund ta bëjnë frymëmarrjen tuaj të vijë aromë të keqe.

Rrezikoni prishjen e dhëmbëve

 

Advertisement

Pështyma mbron dhëmbët tuaj, dhe kur goja është e thatë, kjo mbrojtje ulet dhe mundësia për kavitete rritet.

 

Rrezikoheni ndaj infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes

 

Advertisement

Ajri që kalon nëpër rrugët e frymëmarrjes përmes gojës ka tendencë të jetë më i ftohtë, më i thatë dhe më pak i filtruar se ajri që hyn përmes hundës. Kjo mund të thajë dhe irritojë rrugët e frymëmarrjes, duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj infeksionit.

 

Frymëmarrja nga goja mund të bëjë që fyti dhe muskujt përreth të dobësohen me kalimin e kohës. Ky dobësim mund të çojë në gërhitje ose apnea të gjumit.

 

Advertisement

Nëse nuk trajtohet, kjo mund të çojë në probleme duke përfshirë lodhjen gjatë ditës, presionin e lartë të gjakut, problemet e zemrës dhe diabetin e tipit 2.

 

Pse është më mirë të marrësh frymë përmes hundës?

 

Advertisement

Deri tani, me siguri keni arritur në përfundimin se hunda është mënyra më e mirë për thithjen e ajrit sesa goja.

 

Kjo sepse hunda është krijuar për të kryer më së miri këtë funksion. Hunda luan një rol të rëndësishëm në lagështimi dhe ngrohjen e ajrit që thithim, si dhe në filtrimin e pluhurit dhe alergjenëve. Edhe pse frymëmarrja me gojë ju lejon të merrni më shumë ajër, gjë që mund të jetë e dobishme në disa raste, kushti i vetëm është që ta bëni këtë vetëm për periudha të shkurtra.

 

Advertisement

Si të ndaloni frymëmarrjen përmes gojës?

 

Hapi i parë është të këshilloheni me një mjek për të kuptuar se cili mund të jetë shkaku. Nëse problemi është alergjia e pa trajtuar, mjekimi dhe metodat natyrale për të frenuar mbingarkesën me sekrecione, mund të ndihmojnë. ‌Nëse mjeku juaj dyshon se shkaku është një problem strukturor, ai do ju ndihmojnë ta trajtoni atë. /Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy