Nisur nga rasti i 52 vjeçarit në Fier, hapat që duhet të ndiqni kur “mbyteni” nga ushqimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nisur nga rasti i 52 vjeçarit në Fier, hapat që duhet të ndiqni kur “mbyteni” nga ushqimi

Policia raportoi ditën e djeshme rastin e një 52 vjeçari në Fier, i cili humbi jetën pasi u mbyt nga ushqimi.

Kujt i ka ndodhur të mbytet me ushqim, e di që është një nga ndjesitë më të këqija që mund të përjetojmë. Në ato momente, mund të na shkojë ndër mend edhe se na ka ardhur fundi dhe se na duket e pamundur të shpëtojmë, sidomos nëse jemi vetëm.

Një copë bukë ose çfarëdo lloj ushqimi tjetër, na i pengon rrugët e frymëmarrjes dhe pavarësisht se mund të pimë shumë ujë, duket se asgjë nuk na shpëton. Ndjenja e frikës dhe panikut, sidomos edhe nëse jemi vetëm, mund të në e përkeqësojë gjendjen. Këshillat dhe videoja e mëposhtme tregojnë se si mund të shpëtojmë nga kjo situatë:

1. Së pari, shtrihuni në dysheme dhe vendosini duart në pozicionin sikur doni të bëni pompa.

Advertisement

2. Më pas, hapni duart dhe rrëzohuni me gjoks në dysheme. Rënia e shpejtë do të dërgojë sasi të madhe ajri në mushkëri dhe kështu do të largojë copën e ushqimit që mban të bllokuara rrugët e frymëmarrjes.

3. Nëse nuk arrini sukses herën e parë, përsëriteni edhe njëherë. Mos kini frikë nga rënia, sepse janë thjesht disa sekonda të pakëndshme, të cilat nuk kanë kurrfarë rëndësie përpara shpëtimit të jetës suaj.

Të konsumoni shpejt ushqimin tuaj, mund të çojë në shtim në peshë. Të hani shpejt mund të rrisë rrezikun për diabetin, sëmundjet e zemrës dhe problemet me stomakun. Keni parë shpesh njerëz që konsumojnë ushqim shpejt sikur të jenë në 30 sekondat e fundit të një gare për të ngrënë me shpejtësi. Pse kaq shumë prej nesh nxitojnë kur hanë ushqim? A e rrezikoni shëndetin tuaj duke ngrënë shumë shpejt?

Nëse jeni gjithmonë duke punuar, duke luajtur, duke ecur ose jeni gjithë kohës me nxitim, është e lehtë të bini në zakonin e të ngrënit shpejt në këtë mënyrë, por ky zakon, ndikon negativisht në shëndetin tuaj. Të konsumoni shumë shpejt ushqimin dhe nëse nuk merrni kohën tuaj për të ngrënë, rrezikojnë seriozisht shëndetin tuaj.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy