Nuancat e kësaj ngjyre do të jenë trendi më i ri për thonjtë këtë sezon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuancat e kësaj ngjyre do të jenë trendi më i ri për thonjtë këtë sezon

Dalëngadalë po i afrohemi stinës së verës që është e mbushur plot me ngjyra të ndezura si roza, e verdha, jeshilja e gurëkali të cilat i shohim te shumë veshje, manikyrë dhe aksesorë. Këtë vit, duket se trendi më i ri i manikyrëve është i frymëzuar nga portokallia e bukur e perëndimit të diellit si dhe nuanca të tjera të ngjashme me të. Nëse dëshironi të dukeni sikur sapo keni dalë nga një koncert epik i “Coachella-s”, këto modele janë perfektet për ju. Thonjtë portokalli janë tendenca më “IN” pasi secila nga mund të zgjedhë nuancën që i përshtatet më së miri me nën-tonin e lëkurës si dhe aksesorët të cilët vendosni. Duke mos qenë një ngjyrë primare, portokallia është e veçantë dhe ju jep mundësinë të shprehni individualitetin duke qenë sa më kreativë. Meqenëse periudha e plazhit nuk ka nisur ende dhe nuk kemi marrë akoma ngjyrë, portokallia në nuancën e pjeshkës është idealja. Me të do të dukeni të ëmbla dhe natyrale.

 

Nuancat e kësaj ngjyre do të jenë trendi më i ri për

Më vonë, pasi të keni marrë pak ngjyrë, portokallia në nuancën e koralit është e duhura për ju. Ju sugjerojmë të vendosni edhe pak xixa në mënyrë që thonjtë tuaj të bien në sy dhe të duken sa më të ndritshëm.

Advertisement

 

Nuancat e kësaj ngjyre do të jenë trendi më i ri për

Nëse doni të rrezikoni dhe ju pëlqen të eksperimentoni me ngjyra akoma më të ndezura, provoni portokallinë neon. Kjo nuancë kombinohet bukur nëse visheni me ngjyra neutrale si e zeza, grija dhe e bardha.

 

Advertisement

Nuancat e kësaj ngjyre do të jenë trendi më i ri për

 

Nëse nuk doni që thonjtë tuaj të jenë vetëm në një ngjyrë dhe kaq të thjeshtë, mos u shqetësoni. Kemi sugjerimet perfekte edhe për ju. Mund të provoni të bëni një efekt “ombre” me anë të një manikyri portokalli dhe rozë. Ky disajn jep fiks ndjesinë e perëndimit të diellit. Një tjetër kombinim mjaft i këndshëm është edhe bashkimi i portokallisë me të verdhën.

 

Advertisement

Nuancat e kësaj ngjyre do të jenë trendi më i ri për

 

Përveç efektit të mësipërm, mund të provoni edhe vizatimet në thua. Një ndër modelet më të pëlqyera për muajin e fundit në platformën “Pinterest” është disajni me vizatime palmash dhe kaktusesh.

 

Advertisement

Nuancat e kësaj ngjyre do të jenë trendi më i ri për

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy