“Nuk shkoj mirë me burrin”, 54-vjeçarja kërkon ndihmën e yjeve, çfarë e këshillon Meri Gjini nga “7pa5”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk shkoj mirë me burrin”, 54-vjeçarja kërkon ndihmën e yjeve, çfarë e këshillon Meri Gjini nga “7pa5”

Mëngjesi në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ka nisur me astrologen Meri Gjini. Siç dihet tashmë, të enjten Meri u përgjigjet ndjekësve që duan të dinë për çështje të caktuara në jetën e tyre.

Një 54-vjeçare e datëlindjes 25 korrik 1970 ka shkruar se nuk i ka marrëdhëniet e mira me bashkëshortin. Ky i fundit i datëlindjes 8/6/1961.

“Nuk shkojmë mirë, por jemi bashkë. Si do na shkojë filli?”, pyet ndjekësja.

Meri Gjini e ka këshilluar të kenë tolerancë, por edhe t’i kushtojnë rëndësi kujdesit personal për veten, që të ndihen më mirë.

Advertisement

“Është një martesë që i ka rezituar kohës. Janë natyra komplet të ndryshme. Pavarësisht se në nivele të ndryshme, por kanë marrë nga njëri tjetri. I dinë limitet e njëri tjetrit. Sivjet do të duhet të futen në atë që kan prioritet. çështja kryesore duket se është dicka që lidhet me shtëpinë. Të meren pak me ushqimin dhe rregullimin e cilësisë së të jetuarit,që mos të kenë luhatje të humorit. Duhet të keni tolerancë sepse e njohin shumë mirë njëri tjetrin. Pas kaq vitesh nuk mund të ndryshoni. Është thjesht pranueshmëria”, u përgjigj astrologia.

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy