Parlamenti miraton financimin e rrugës së Lurës, një dritare e rëndësishme për Mirditën, Dibrën e turizmin në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parlamenti miraton financimin e rrugës së Lurës, një dritare e rëndësishme për Mirditën, Dibrën e turizmin në Shqipëri

Nje lajm i shkelqyer per banoret e Mirdites, Dibres dhe gjithe turizmin ne Shqiperi, eshte bere publik diten e sotme.

Parlamenti shqiptar i hap udhe te pakthyeshme financimit te rruges per ne Lure, duke celur dhe nje dritare te re dhe te rendesishem per destinacionet turistike ne Shqiperi!

Lajmin e ben te ditur ne nje postim te tij Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, i cili nder te tjera thekson se, “vjen një lajm i mirë dhe i shumëpritur për banorët e Mirditës dhe të Lurës.

Sot Kuvendi i Shqipërisë i dha udhë të pakthyeshme financimit të rrugës që lidh Perlatin me Lurën”.

Advertisement

Postimi i plote i Lleshajt:

Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për banorët e Mirditës dhe të Lurës.

Në vizitën e tij në Lurë, që ishte e para e një Kryeministri në këtë vend, Edi Rama premtoi se do të përpiqej për të financuar rrugën e Lurës. Gjatë gjithë periudhës që pasoi këtë vizitë të Edi Ramës në Lurë është punuar me intensitet të lartë.

Dhe sot Kuvendi i Shqipërisë i dha udhë të pakthyeshme financimit të rrugës që lidh Perlatin me Lurën.

Advertisement

Ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm zgjidh një problem të madh që e ka munduar Mirditën dhe Lurën në të gjithë historinë e vendit.

Ndërtimi i kësaj rruge mbyll izolimin dhe harresën e gjatë, që i është bërë këtyre trevave shumë të rëndësishme jo vetëm për historinë e vendit, por mbi të gjitha për të ardhmen e ekonomisë dhe turistike të turizmit në Shqipëri.

Ndërtimi i kësaj rruge bën realisht pjesë të hartës së vendit Perlatin, Bardhajn, Lufajn, Sheben, Kthellën e Epër, Zajsin, Kurbneshin, Mërkurthin, Kumbullën, Krejën, Lurën dhe fshatrat e tjerë të saj.

Pas dekadash të tëra shpërfilljeje dhe harrese, pas morisë së fjalëve dhe premtimeve të rreme, sot vjen një VENDIM i thjesht dhe i madh.

Advertisement

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Mirditën dhe për Lurën.

Në emër të gjithë mirditasve dhe lurasve sot shpreh falënderimet më të mira dhe mirënjohjen më të thellë për Kryeministrin Edi Rama për lidershipin e treguar për të zgjidhur këtë problem jetik për mijëra banorë.

Falënderimet më të mira dhe për kolegen time, Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj për përgatitjen e gjithë procesit dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen me votë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy