Në përgjithësi, fëmijët kanë luhatje për orientimin që ata do të marrin kur të rriten. Preferencat ndryshojnë nga fëmijëria, në adoleshencë e deri në momentin kur u duhet të zgjedhin për përcaktimin e profesionit që duan të ndjekin.

 

Por ky nuk është rasti i Aleks Zisit, një i ri nga qyteti i Ersekës, që ka përcaktuar të ardhmen e tij që në moshën 5 vjeçare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që i vogël, ka pasur pasion baterinë. Profesionistët e këtij instrumenti ishin “nën lupën” e Aleksit në të gjithë procesin e punës, që nga montimi I baterisë e deri në fund. I gjithë procesi i tyre pasqyrohej më pas në shtëpi, kur Aleksi nuk dinte as notat muzikore, por me intuitë ai arrinte të krijonte fraza muzikore.

 

Pasioni I tij për këtë vegël muzikore shtohej çdo ditë. Më vonë, prindërit e tij morrën vendimin për ta dërguar me studime në Selanik, Greqi për të marrë mësimet e duhura për këtë vegël muzikore, kur ishte vetëm 10 vjeç, kiu edhe i vazhdon aktualisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vitet kalonin dhe Aleksa Zisi vijonte të ushtronte baterinë. Ai u bë I njohur dhe mahniti gjithë shqiptarët, përmes konkurseve të ndryshme që merrte pjesë.

 

Aleks Zisi është instrumentisti i shtatë që performon në COD, me improvizimin e tij origjinal dhe energjik në bateri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse ai studion paralelisht në Liceun e Tiranës për kitarë, Aleksi shprehet se bateria e bën të ndjehet vetvetja.

 

Angazhimi i tij në tregun muzikor ka nisur që  kur ai ka qenë 17 vjeç, ku ka performuar për artistët më në zë të vendit, si Arilena Ara, Tiri Gjoci , Soni Malaj dhe së fundmi Noizy. Aleksi ka qenë baterist i vetëm i këtyre këngëtarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasionin e tij për artin dhe veçanërisht baterinë nuk e ka shuar asgjë. Përkundrazi, me këmbënguljen e tij sot ka regjistuar ngjitje në karrierë, ndërsa synimet e tij janë akoma më të larta.

 

Ai thotë se ka synime të vazhdoë studimet në një shkollë profesionale për bateri dhe të punojë me artistët më të suksesshëm jashtë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E tashmë, na ngelet të presim ditën kur artistin më të ri shqiptar ta shohim në skena më të mëdha ndërkombëtare dhe kjo nuk është një gjë e pamundur. Talenti i Aleksit flet vet!