minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Për festa nuk ka vetëm gjel deti, ja si të gatuani pulën e fshatit me limon dhe mandarina - Struga.info


Për festa nuk ka vetëm gjel deti, ja si të gatuani pulën e fshatit me limon dhe mandarina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për festa nuk ka vetëm gjel deti, ja si të gatuani pulën e fshatit me limon dhe mandarina

Na ndan vetëm një ditë nga mbrëmja festive e Vitit të Ri dhe për pjesën më të madhe të zonjave të shtëpisë, kjo është edhe periudha më impenjative e muajit, sidomos kur bëhet fjalë se çfarë duhet të gatuajnë më datë 31. Pavarësisht se të gjitha përpiqeni ta pasuroni menunë nga viti në vit, ajo do të ishte e paplotë pa mbretin e tryezës: gjeli i detit. Mirëpo n.q.s nuk keni atë të detit, duhet të provoni pulën e fshatit. Ndiheni të lodhura nga përgatitja e përsheshit tradicional? Living ju propozon një pjatë të shëndetshme ndryshe nga ajo që keni provuar ndonjëherë më parë: pulë fshati me limon dhe mandarina

PËRBËRËSIT: ● 1 pulë fshati me peshë 1.5/2 kg ● 6 mandarina ● 1 limon ● 10 gjethe limoni ● 2-3 fletë sherbelë ● 2 lugë mjaltë ● 1 lugë mustardë ● fara luledielli të qëruara ● vaj ulliri, kripë me aroma, piper

PËRGATITJA: Pasi e përcëllojmë gjelin në zjarr për t’i hequr ndonjë pupël që mund t’i ketë mbetur, e lajmë mirë dhe e lëmë mënjanë. Në një tenxhere me ujë hedhim fletët e limonit të ndara me dorë dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta. Gjelin e lyejmë në të gjithë sipërfaqen e tij me mjaltë, përpiqemi të ngremë lëkurën me kujdes dhe ta lyejmë edhe aty. E mbushim me një kokërr mandarine dhe një limon të ndarë në mes, gjethe sherbele, vaj ulliri, e lyejmë edhe me kripë, disa kokrra piper, 1 lugë mustardë, pak fara luledielli dhe lëngun e dy mandarinave.E vëmë gjelin në një tavë, e mbulojmë me mandarinat e ndara më parë në feta të holla, e lagim me lëngun ku kishim zier gjethet e limonit dhe e vëmë të piqet për një orë në furrë me 180°C, të ngrohur më parë. E lagim me lëngun e limonëve herë pas here, sipas nevojës./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy