Picajoli më i mirë në botë është shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Picajoli më i mirë në botë është shqiptar

Edhe pse Italia dhe italianët mbahen si njerëzit që dinë të gatuajnë picën, vitet e fundit nuk është më ekskluzivet i tyre. Hisen Tairi shqiptari nga Maqedonia e Veriut tashmë është një ndër tre picajolët më të mirë në botë.

Në një lidhje me emisionin “Vizioni i Pasdites” i moderatores Brikena prifti në Vizion Plus, Tahiri ka shpjeguar se si u bë pjesë e kampionatit të picës.

Ai tha se u shty nga trajneri i tij për të marrë pjesë në këtë kampionat që zhvillohet çdo vit në Itali.

Tairi tregoi se një vit më parë ishte pozicionuar në vend të katër, ndërsa këtë vit në vendin e tretë duke theksuar se shpreson që vitin e ardhshëm të marrë medaljen e arit.

Advertisement

Pjesë nga biseda:

Hisen Tairi: Nuk janë vetëm, italianët që dinë të bëjnë pica të mira, jemi edhe ne shqiptarët.

Brikena Prifti: Si lindi ideja për të qenë pjesë e kampionatit botëror?

Hisen Tairi: Pas shumë viteve që kam punuar në pjesën e kuzhinës, pashë se organizohej kampionat botëror. Pasi mbarova një kur intensiv në Maqedoninë e Veriut, më informoi trajneri që ka një turne që organizohet çdo vit dhe ti mund të jesh një nga picajolët më të mirë botërorë. Vitin e kaluar isha në vendin e katërt, ndërsa këtë vit në vendin  e tretë. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jem në vendin e parë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy