Pjesë e dietave, ëmbëlsuesit artificialë mund të shkaktojnë goditje në tru

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pjesë e dietave, ëmbëlsuesit artificialë mund të shkaktojnë goditje në tru

Ëmbëlsuesit artificialë po përdoren gjerësisht si një formë alternativë e sheqerit. Ata  kanë zënë një rëndësi të madhe duke marrë parasysh avantazhet e ndryshme që mbartin, si imitimi i shijes së sheqerit por me shumë kalori më pak.

 

Megjithatë, një studim i ri i botuar në Nature Medicine sugjeroi se eritritoli, një alternativë popullore e sheqerit , mund të lidhet me koagulimin e gjakut, goditjet në tru, sulmin në zemër dhe madje edhe vdekjen.

 

Advertisement

Studimi vuri në dukje se nivelet qarkulluese të ëmbëlsuesve u shoqëruan me rrezikun e incidenteve kardiovaksulare. Rezultatet zbuluan se eritritoli i bënte trombocitet më të lehta për t’u aktivizuar dhe për të formuar një mpiksje që rrit rrezikun për ngjarje të pafavorshme kardiovaskulare si sulmi në zemër dhe goditje në tru.

 

“Shkalla e rrezikut nuk ishte modeste,” tha autori kryesor i studimit, Dr Stanley Hazen, raporton CNN .

 

Advertisement

Studimi më pas kërkoi më shumë studime që vlerësojnë sigurinë afatgjatë të eritritolit. Meqenëse ëmbëltuesit artificialë janë të rinj në treg, askush nuk i di efektet e tyre afatgjata. Konsumatorët kanë pak informacion mbi efektet negative të tyre, ndaj nevojiten më shumë kërkime për të pasur një informacion të qartë mbi atë që konsumohet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy