Plakja nis nga duart, çfarë tregojnë ato për gjendjen e organizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plakja nis nga duart, çfarë tregojnë ato për gjendjen e organizmit

Sëmundjet e ndryshme
Nën çdo thua gjendet një rrjet i tërë kapilarësh. Thonjtë e shëndetshëm kanë një nuancë rozë që reflekton gjakun e kuq të oksigjenuar në kapilarë. Nëse ju vuani nga sasi të ulëta të oksigjenit si pasojë e një sëmundje kronike të mushkërive apo zemrës, gishtat mavijosen, një term që njihet si cianoza. Kjo është arsyeja përse pacientëve në spital u kërkohet të heqin manikyrin nga thonjtë.

Dridhjet
Dridhjet e duarve mund të sinjalizojnë ankthin ose praninë e kafeinës së tepërt në trup. Dridhja e duarve mund të sinjaliojë edhe probleme me tiroiden, sëmundjen e Parkinsonit ose çrregullimet bipolare. Dridhja e njërës dorë mund të sinjalizojë një dobësim neuromuskular dhe rrallëherë kancerin në tru.

Zverdhja e duarve
Nëse vëreni që ngjyra e lëkurës së duarve është e zverdhur, atëherë kjo mund të sinjalizojë verdhëzën ose një problem me pankreasin, tëmthin dhe mëlçinë. Kur duart janë të zbardhura dhe të fryra, atëherë në organizëm mund të ketë një problem me tiroiden që nuk sekreton mjaftueshëm hormone. Nëse duart marrin një nuancë rozë të çelët atëherë kjo mund të jetë shenjë e anemisë ndërsa skuqja e pëllëmbëve sinjalizon problem me mëlçinë.

Plakja nis tek duart
Një nga shenjat fillestare që vihen re gjatë ekzaminimit të duarve është se ato rrëfejnë moshën e saktë të pacientit. Me kalimin e viteve, lëkura e duarve hollohet dhe venat bëhen më të dallueshme. Në shumë raste, në lëkurën e duarve shfaqen njolla të kafëta si pasojë e moshës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy