Po përballeni me vështirësi në jetë? Kjo histori do t’ju emocionojë dhe do ju ndihmojë t’i përballoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po përballeni me vështirësi në jetë? Kjo histori do t’ju emocionojë dhe do ju ndihmojë t’i përballoni

Një grua e re shkoi një ditë gjyshja, dhe nisi t’i rrëfejë mbi jetën e saj, dhe se si gjërat ishin kaq shumë të vështira për të. Ajo nuk e dinte se si do t’ia dilte, dhe donte që të hiqte dorë nga gjithçka. Ishte e lodhur duke luftuar vazhdimisht. Dukej sikur sapo një problem zgjidhej, shfaqej në çast një problemi i ri.

Pasi e dëgjoi pa e ndërprerë, gjyshja e mori me vete në kuzhinë. Ajo mbushi 3 tenxhere me ujë. Në të parën hodhi karota, në të dytën disa vezë dhe tek e treta disa kokrra kafeje. Ajo ndezi sobën dhe i la që të ziejnë të tria për rreth 20 minuta. Më pas i nxori karotat dhe i vendosi në një tas.

Po ashtu nxori vezët nga tenxherja e dytë dhe i vendosi në një tas tjetër. Më pas mblodhi kokrrat e kafesë dhe i vendosi në një tasin e tretë. Duke u kthyer nga mbesa e saj, ajo e pyeti:”Më trego çfarë po shikon?”. “Karota, vezë dhe kafe”- u përgjigj gruaja e re.

Ajo e afroi më pranë dhe i kërkoi të prekte me dorë karotat. Mbesa i preku dhe vuri re se ato ishin zbutur. Më pas i kërkoi të merrte një vezë nga tasi i dytë dhe ta thyente. Pasi i hoqi lëvozhgën, ajo pa vezën e zier. Në fund i kërkoi të pinte lëngun që kishte lexuar kafeja nga tasi i tretë. Mbesa buzëqeshi, ndërsa shijoi aromën e saj të fortë. Më pas e pyeti gjyshen e saj “Ç’kuptim ka kjo gjë?”.

Advertisement

Gjyshja e saj  i shpjegoi se secili prej këtyre objekteve ishte përballur me të njëjtën fatkeqësi – ujin e valuar – por secila kishte reaguar ndryshe. Karota u fut në tenxhere e fortë, por kur iu nënshtrua ujit të valuar, u zbut dhe u dobësua. Veza ishte e brishtë. Lëvozhga e saj hollë e jashtme e mbronte brendësinë e saj të lëngshme.

Por kur u fut në ujin e vluar, edhe brendësia e saj u ngurtësua. Ndërkohë, kokrrat e kafesë mbetën po të forta. Edhe pasi qëndruan për 20 minuta në ujin e valë ato kishin arritur të ndryshonin ujin dhe jo e kundërta. “Cila nga këto je ti? Si reagon kur fatkeqësia të troket në derë? Si një karotë, vezë apo një kokërr kafeje?”.

Edhe ju mendoni pak për këtë:Cili jam unë? A jam ajo karota që duket e fortë, por përballë dhimbjeve dhe fatkeqësisë, zbutem dhe e humbas forcën time? Apo mos jam veza që në fillim ka një rezistencë të admirueshme, por që ndryshon pas ekspozimit ndaj të nxehtit?

A kishe një shpirt të gëzueshëm, por pas një vdekjeje, ndarje, vështirësie financiare apo ndonjë sprove tjetër, je bërë më e ngurtë?

Advertisement

Apo je si kokrra e kafesë? Në fakt ajo e ndryshon ujin e nxehtë, dhe është pikërisht rrethana që shkakton edhe dhimbjen. Kur uji nxehet, kokrra e kafes e lëshon aromën. Nëse jeni si kjo e fundit, edhe kur gjërat janë në situatën më të keqe, përmirësoheni dhe e ndryshoni situatën që ju rrethon dhe nuk lejoni që situata t’iu ndryshojë ju./Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy