Pranvera sjell emocione të reja, këto shenja do të gjejnë dashurinë gjatë marsit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pranvera sjell emocione të reja, këto shenja do të gjejnë dashurinë gjatë marsit

DASHI/ Të gjitha historitë e lindura në mars do të jenë të rëndësishme. Kush ka pasur probleme me partnerët muajin e shkuar, tani do të ulen përballë për të gjetur zgjidhje. Disa nga ju kanë “isha” këmbëngulës, të cilët mund t’ju hapin edhe probleme ligjore. Viti 2023 do të përcaktojë qartë shumë gjëra. Nëse tregoheni të matur, do ta keni të lehtë t’i zgjidhni problemet si jo më mirë. Çiftet e konsoliduara do të vendosin të hedhin hapin e martesës ose të bashkëjetesës. Pranvera do të jetë interesante për beqarët.

 

DEMI/ Edhe në aspektin sentimental jeni të favorizuar, pasi Venusi gjendet në një pozicion shumë të mirë. Dashuria këtë muaj do të jetë protagonistja kryesore. Marrëdhëniet që do të lindin këtë muaj do të jenë serioze, edhe pse janë thjesht njohje të rastit. Çiftet që janë në krizë dhe që s’kanë gjetur kurajën t’i japin duart njëri-tjetrit, mund t’i sqarojnë disa gjëra duke zgjedhur lirisht për vendimet e tyre. Kush nga ju po përpiqet të bëhet me fëmijë, kjo është periudha e duhur. Me partnerët e duhur në krah, gjithçka është e mundur.

 

Advertisement

BINJAKËT/Armiqësia e janarit nuk është më, por duhet të kuptoni se në cilën fazë janë marrëdhëniet tuaja sentimentale. Saturni që kalon në shenjën tuaj s’do t’ju lejojë të vazhdoni me histori krejt të padobishme. Edhe nëse keni dy lidhje paralele, do ta gjykoni të nevojshme të jepni shpjegimet e duhura. Binjakët këtë periudhë parapëlqejnë lidhjet e shkurtra dhe aventurat . Lidhjet e konsoliduara do të përballen me tensione, pasi s’japin dot premtimet e duhura. Femrat e lindura në këtë shenjë kanë qejf t’i vënë në provë partnerët.

 

GAFORRJA/Çiftet e konsoliduara që kanë kapërcyer problemet, kanë treguar një kurajë të madhe, ndaj ia vlen të vazhdoni. Marsi nis disi i trazuar, ndaj ju këshilloj që deri në datën 15 të mos i hidhni benzinë zjarrit. Datat 9 dhe 10 do të jenë të mbushura me polemika. Më së shumti, debatet janë shkaktuar nga problemet ekonomike në familje, por me afrimin e majit gjërat do të shkojnë më mirë. Ulje-ngritjet s’do të mungojnë, por, nëse partnerët në krah janë të fortë, gjithçka do të jetë më e lehtë. Nëse ndryshimet në karakter mes jush dhe partnerëve janë të mëdha, i gjykoj lidhjet si të rrezikshme, sidomos në datën 22. Ka nga ata që edhe tradhtojnë për inat, ndaj bëni kujdes dhe mos hidhni hapa të gabuar.

 

Advertisement

LUANI/ Dashuria mund të kthehet krejt papritur pas një viti të trazuar. Kush nga ju dashuron me shpirt dikë, instinkti duhet t’i tregojë se kur të bëjë lëvizjen e duhur. Pjesa e parë e muajit do të jetë më e mirë. Jupiteri do të favorizojë çiftet që duan një fëmijë. E rëndësishme është të bëni një analizë serioze të emocioneve. Nuk duhet të ktheheni në të shkuarën apo të jeni viktimë e kujtimeve të pakëndshme. Kush nga ju është në kërkim të një historie dashurie, data 20 do të jetë shumë e rëndësishme. Fillimi i pranverës zgjon shumë pasionin.

 

VIRGJËRESHA/ Fusha e ndjenjave do të jetë intriguese pas datës 16. Puna dhe ngjarjet ekonomike ju shpërqendrojnë, siç ka ndodhur këta dy muajt e fundit. Të rinjtë që sapo kanë krijuar marrëdhëniet e tyre të para, po e përjetojnë këtë moment me shumë intensitet. Dashuritë me shikim të parë s’do të mungojnë, edhe për ata që nuk besojnë tek ajo. Disa do të duan të heqin dorë nga një e kaluar e vështirë, dhe pikërisht kjo do të shënojë fillimin e një historie të bukur. Gjatë marsit do të ndiheni më të fortë, më të pjekur, gati për të filluar një jetë të re, nëse e doni vërtet.

 

Advertisement

PESHORJA/Jeta në çift është rrezikuar disi nga keqkuptime të ndryshme. Do të krijohen ngjarje të reja me përgjegjësi të paparashikueshme, si një çështje familjare apo e një të afërmi, situata që sjellin nervozizëm. Marrëdhëniet e sprovuara do t’ia dalin mbanë. Një nga ditët më të vështira për çiftet me probleme do të jetë 22 marsi. Për beqarët parashikohen takime emocionuese, por që s’përmbushin nevojën tuaj për siguri dhe stabilitet. Nëse një histori dashurie nuk është më e rëndësishme, kërkoni diku tjetër. Yjet këshillojnë të ndiqni instinktin dhe zërin e zemrës.

 

AKREPI/ Dashuria do të jetë disi e zbehtë këtë muaj. Keni shumë mëdyshje në lidhje me punën apo angazhimet. Nëse kërkoni diçka të re, në datat 2 dhe 19 do të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror. Tensioni ndihet në ajër mes çifteve, por është periudhë kalimtare. Çiftet e konsoliduara nuk kanë pse të kenë frikë. Do të keni keqkuptime të mundshme me njerëz të njohur së fundmi. Pak maturi do të jetë e nevojshme në disa ditë të veçanta, për shembull,në gjysmën e dytë të marsit. Ndonjëherë jeni ju që ndizni fitilin dhe provokoni për të parë se si reagon partneri.

 

Advertisement

SHIGJETARI/ Në javën ndërmjet 6 dhe 12 marsit shmangni debatet në jetën private. Megjithatë, një gjë është e sigurt, dashuria dhe pasioni nuk do të mungojnë. Shigjetarët nuk i japin llogari askujt për veprimet e tyre, ndaj do të mund të përjetoni emocione të veçanta, mjafton vetëm të frekuentoni ambientet e duhura. Kujdes me familjarët, nëse bëhet fjalë për probleme me pronat. Vëmendje maksimale ndaj provokimeve që mund të lindin në mes të muajit. Nëse dikush nga ju po mendon për një ndarje, më mirë t’i japë fund e të mos i zvarrisë gjërat.

 

BRICJAPI/ Nëse vendosni të mbyllni një histori, do të thotë që nuk dëshironi të merreni më me një person të caktuar. Vendimet tuaja janë gjithmonë drastike, pavarësisht nga pasojat. Kush nga ju do të krijojë familje, njëherazi vlerëson edhe autonominë. Data të mbushura me nervozizëm do të jenë 21 dhe 22. Muaji do të jetë i lodhshëm në përgjithësi, por nuk duhet t’i humbni shpresat.

 

Advertisement

UJORI/ Lajme të shkëlqyera në fushën e ndjenjave. Ju kujton se yjet nuk sjellin dashurinë në shtëpi, por ju japin mundësinë për ta gjetur. Nëse jeni të vetmuar, veproni! Gjysma e parë e muajit është më e mirë se e dyta. Ju është kthyer dëshira për të dashur lirisht. Ia vlen të shijoni pasionin. Më të rinjtë mund të hedhin një hap drejt bashkëjetesës apo martesës në pranverë, ju vetëm vlerësoni gjendjen ekonomike. E rëndësishme është të bëni dallimin me iluzioneve dhe mundësive reale në dashuri.

 

PESHQIT/ Në fushën sentimentale, marsi ju garanton përgjigjet që prisnit, por nuk përjashtohet mundësia se kush nga ju ka prej kohësh një raport zyrtar, tani do të martohet ose do ta bëjë publike lidhjen. Çiftet që presin të bëhen me fëmijë, të gëzojnë, se kjo është periudha e duhur. Birësimi s’është ide e keqe. Venusi është në favorin tuaj. Lidhjet e krijuara këtë muaj nuk duhen marrë shumë seriozisht, por ju shkëputin nga disa kujtime të së shkuarës. Edhe çiftet që do të ndahen këtë muaj, s’do të kenë asnjë pendesë. Saturni ju ndihmon të jeni më të matur dhe të merrni vendime të pjekura, që ju çlirojnë nga gjëra dhe njerëz të padobishëm. Planeti i rregullave ndihmon edhe çiftet që janë ndarë dhe s’kanë arritur një marrëveshje ligjore pronash apo kujdestarie fëmijësh./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy