Prisni javë të ngrohta jashtë normales; Instituti i Klimës: Ky vit, më i nxehti që nga 1800

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prisni javë të ngrohta jashtë normales; Instituti i Klimës: Ky vit, më i nxehti që nga 1800

Instututi shkencor i atmosferës dhe klimës paralajmëronjavë të ngrohta në vijim jashtë normalës në pjesën dërrmuese të Europës.

 

Sipas këtij instituti, temperaturat do të jenë jashtëzakonisht të ngrohta për këtë periudhë në pjesën më të madhe të Evropës.

 

Advertisement

Priten vlerat 8-10°C mbi mesataren midis Francës dhe Gjermanisë, 6-7°C në Itali me 26°C në Romë, deri në 27°C në fundet e luginës së Tirolit Jugor, edhe më shumë në Siçili dhe Sardenja me maja 28-30 ° C në hije.

 

Edhe Milano do të ndiejë frymën e Afrikës së Veriut me temperatura maksimale deri në 24-25 ° C në një kohë qe mesatarja për periudhën është rreth 18 ° C. Pritet të jetë një valë nxehtësie jashtëzakonisht e vonë, edhe pas mesit të tetorit.

 

Advertisement

Madje parashikimet tregojnë mundësinë e presionit të lartë dhe motit të qëndrueshëm deri në javën e parë të nëntorit.

 

Sipas të dhënave ISAC-Cnr, periudha janar -Shtator 2022 ishte i nxehti  më I madh I  regjistruar ndonjëherë nga viti 1800 deri më sot: me parashikimet për gjysmën e mbetur të tetorit dhe javën e parë të nëntorit, 2022 do të vazhdojë të jetë viti më i nxehti në 222 vjet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy