Profesor Fuga denoncon çmimet në Durrës: Më shqetëson, janë 15 euro nata me gatim dhe ushqim me vete. Ja pazari që dëgjova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Profesor Fuga denoncon çmimet në Durrës: Më shqetëson, janë 15 euro nata me gatim dhe ushqim me vete. Ja pazari që dëgjova

Artan Fuga ka përcjellë një pasazh nga një bisedë që ka dëgjuar mes një pushesi nga Kosova dhe një banori në plazhin e Durrësit.

Fuga ka treguar edhe pazaret që ata bënë sa i përket çmimeve.

“Dinamika të turizmit shqiptar

Bisedë mes një banori të plazhit Durrës dhe një burri te të 60-tat, kosovar, pas ntë cilit rrinte një grua, dhe një djalë i ri ulur në një valixhe!

Vajta për të blerë një bidon me ACE dhe sa prisja shitësen të më kthente kusurin dëgjova këtë bisedë:

Advertisement

Durrësaku : Një dhomë te ky pallati këtu te Hekurudha e mbaj 15 euro nata.

Kosovari: Shumë bre! Unë aty më tej e gjeta 10 euro!

Durrësaku : Cfarë të them, kaq e kam Me thënë të drejtën. Po ti ik te ai që ta jepte 10 euro nata.

Kosovari : Ishte larg aty prej këtu, desha më afër detit dhe jo pas shinave.

Advertisement

Durrësku: Mirë pra, sa jep?

Kosovari, i lodhur, sapozbritur nga autobuzi, në vapë: Jap 11 euro pra këtu te ti!

Durrësaku : Nëse rri një javë, e shohim Sa do rrish?

Kosovari: Dy netë, dua të qendroj, në fundjavë!

Advertisement

Durrësaku: Jo vallaj, për dy netë, 22 euro, nuk më del as për të larë çarçafët!, shkruan Fuga teksa ka dialoguar edhe me një ndjekës të tij. (TemA)

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy