Pse është përgjysmuar numri i spermatozoidëve?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse është përgjysmuar numri i spermatozoidëve?

Në 40 vitet e fundit, numri i spermatozoidëve te burrat është përgjysmuar. Këto janë të dhëna shumë shqetësuese, sipas Shana Swan, profesoreshë e mjekësisë mjedisore dhe shëndetit publik në shkollën e mjekësisë “Mount Sinai” në New York.

 

Ajo tha se ulja e pjellorisë te burrat lidhet me disa kimikate, që ndërhyjnë në shëndetin riprodhues. Këtu ajo përmend “Phthalates”, që përdoren për të bërë plastikën më fleksibël dhe të qëndrueshme.

 

Advertisement

“Ato ulin testosteronin, i cili mund të ndikojë në numrin e spermatozoideve, megjithëse janë të këqija edhe për gratë, dhe mund të rrisin rrezikun e abortit dhe lindjes së parakohshme. Kriza riprodhuese është serioze. Ne duhet të përpiqemi të kufizojmë ekspozimin tonë ndaj këtyre kimikateve, përndryshe mbijetesa e njeriut mund të kërcënohet”, tha Shana Swan.

 

Dr. Shanna Swan ka kaluar më shumë se 20 vjet duke ekzaminuar sesi kimikatet në plastikë po shkaktojnë rënien e pjellorisë sonë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy