Saranda markë e konfirmuar e turizmit shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Saranda markë e konfirmuar e turizmit shqiptar

Për herë të parë takimi i përvitshëm i operatorëve turistikë shqiptarë, u zhvillua këtë fillimviti në Sarandë, me pjesëmarrjen e aktorëve që operojnë në fushën e turizmit në Shqipëri e në trojet shqiptare.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i bashkisë Sarandë,Adrian Gurma. Duke vlerësuar për zhvendosjen e këtij eventi nga Durrësi në Sarandë, kryebashkiaku Gurma tha se “Saranda e ka pritur dhe e meriton këtë, pasi është markë e konfirmuar e turizmit shqiptar”.

Ai vlerësoi arritjet e vitit 2021 në turizëm, si produkt të bashkëpunimit të mirë mes niveleve të qeverisjes qendrore e vendore dhe partneritetit shumë të mirë me biznesin turistik.

“Ne kemi filozofinë: atje ku mbaron një sezon, nis puna për sezonin tjetër”, u shpreh Gurma, teksa takimin e organizuar në këtë fillimjanari, në qytetin e turizmit, e cilësoi si sinjal që jepet në kohën e duhur nga Saranda për projeksionin e vitit turistik 2022 dhe për sfidat që na presin.

Advertisement

Në takimin e Sarandës, me fokus turizmin, morën pjesë dhe përshëndetën edhe ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deputetja e zonës Anila Denaj, kryetari i Unionit të Kosovës, Baki Hoti etj.

Saranda është një nga qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë dhe një prej destinacioneve më të preferuara turistike.

Popullsia e saj prej 37 mijë banorësh punon kryesisht në industrinë e turizmit. Gjatë sezonit turistik popullsia e saj 6-fishohet.

Rinovimi i shëtitores së qytetit dhe rindërtimi i shkallëve, janë investime të cilat i shtojnë vlerë qytetit.

Advertisement

Ndërsa porti i ri turistik në Sarandë do të mundësojë ankorimin e jahteve jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në dimër duke e kthyer të gjithë zonën në një turizëm elitar me impakt ekonomik, krahas projektit madhor për ndërtimin e aeroportit të ri të Sarandës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy