Scrub me tërshërë në kushte shtëpie, kjo është mrekullia që do t’i ndodh lëkurës tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Scrub me tërshërë në kushte shtëpie, kjo është mrekullia që do t’i ndodh lëkurës tuaj

Scrub- et janë përzjerje shumë të rëndësishme për një lëkurë të bukur, të butë dhe plot shkëlqim. Ato gjenden me përbërje të ndryshme që luajnë një rol të caktuar në lëkurën tonë.

 

Në këtë artikull do t’ju tregojmë një scrub qetësues për lëkurën, duke qenë se dhe ditët e nxehta me mungesën më të vogël të përkujdesjes e bën të duket jo në formën që dëshirojmë.

 

Advertisement

Scrub me tërshërë !

 

Tërshëra është natyralisht qetësuese dhe është e pasur me polisakaride natyrale, të cilat lidhin ujin dhe formojnë një pengesë që mbron lëkurën.

 

Advertisement

Përbërësit: Një filxhan tërshërë, 1/2 filxhan sheqer kaf, 1/2 filxhan vaj ulliri, tetë pika të vajit tuaj esencial të preferuar, dhe më pas shihni nëse duhet të shtoni pak më tepër vaj esencial nëse nevojitet.

Bashkoni të gjithë përbërësit në një enë dhe aplikojeni në trup me lëvizje rrethore, në fund të larjes në dush.
Shpëlajeni, duke lejuar që një pjesë e vajit të mbetet në lëkurën tuaj.

 

Këtë përgatitje mund ta ruani në frigorifer dhe mund të zgjasë deri në 5 ditë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy