Shenja që “rilindi” pas 12 vitesh sakrifica! Meri Gjini: Ata që kanë borxhe gjejnë më në fund zgjidhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shenja që “rilindi” pas 12 vitesh sakrifica! Meri Gjini: Ata që kanë borxhe gjejnë më në fund zgjidhje

Astrologia Meri Gjini ka qenë mëngjesin e sotëm në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Meri ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e mbetura të javës.

Dashi
Do të duhet të mos e ekzagjërojnë me shpenzimet dhe mos e ekzagjëroni me inponimin. Shijoni pozitivitetin, por mos e teproni.

Demi
Detyrimet ekonomike janë privilegji i demave këtë periudhë. Shfrytëzojeni maksimalisht ditën e sotme e deri të martën që vjen. Për borxhe të harruara apo këmbime me të tretëtë këto ditë janë ditë shumë të mira për të diskutuar për financat.

Binjakët
Diellin e kanë të vetja. Merruni me gjëra të mëdha. Shihni planet afatgjata dhe lëvizjet në afat të gjatë kohor. Ardhja e jupiterit te ata shënon më në fund mbylljen e një cikli që prej 12 vitesh bëri vendosje në ezaurimin e kohës dhe humbjes së durimit të tyre. Pasnesër rifilloni. Shikoni çfarë thelbësisht është e rëndësishme për ju.

Advertisement

Gaforrja
Duhet kujdes me fizikun në këtë katër ditësh. Dita e sotme që është jupiter-venus në hyrje me neptunin, jep mundësinë që nga pjesa sociale, nga statusi i kanë mundësite t’i shpalosin në maksimum. Ka një tendencë për tu ngurtësuar dhe për të pasur sfidë me të tjerët. Mund të ketë një lloj mbyllje në vetvete, për t’i thënë tjetrit që ndryshoj ti gjërat.

Luani
Prioriteti i javës mbetet pjesa profesionale. Diskutimet me miqë e me shokë për të zgjeruar kuadrin ku funksionojnë. Hëna e plotë do ketë plane për lëvizje.

Virgjëresha
Çështjet e punës, shtëpisë dhe çështjet zyrtare që lidhen me pronësitë janë prioritet i këtyre ditëve. Hëna e plotë jep energjinë dhe shkëlqimin e duhur, por që do kanalizohet në pjesë shoqërore dhe sociale. Shpenzoni kohë me miq.

Peshorja
Duket sikur takime të këndshme me miqë e me shokë do ngjyrosi fundjavën dhe ditën e sotme e të nesërme. Mund të shoqërohet me ndryshime në punë. Fundjava do i dedikohet punës dhe shtëpisë.

Advertisement

Akrepi
Duhet të shfrytëzojnë ditën e sotme deri të premten e javës që vjen për të zgjidhur çfarë kanë për të zgjidhur në lidhje me ekonominë. Është një javë shumë e mirë për të gjetur ujditë dhe dakortësitë. Edhe për firmosje. Fundjava ka takime të papritura që do t’i entuziasmojnë duke i turublluar mendimet.

Shigjetarët
Qartësim në çfarë kanë të rëndësishme për momentin. Energjia do kalojë në çështje familjare, jetës në çift apo fëmijëve. Nëse i vendosni prioritet do i zgjidhni gjatë fundjavës. Përshpejtimi i çështjeve të punës është ajo që duan më shumë, por do ndihet javën që vjen.

Bricjapi
Prioritet kanë të kudjesen për shëndetin e tyre. Lodhje dhe ngarkesa të mbartura dalin në pah. Kushtoni kohë vetes suaj. Hëna e plotë shënon mbylljen e një projekti të nisur prej jush që do ju bëjë të shprehni me zë që keni bërë zgjedhjen e duhur. Ka një lloj vetëkënaqësie.

Ujori
Më në fund Hëna e plotë provokon optimizmin, pozitivitetin dhe energjinë që kanë nëvojë, pas një periudhe me pengesa në punë dhe ekonomi. Në sezonin e Binjakëve ktheheni në realitet për të gjetur një formë për të sheshuar gjërat.

Advertisement

Peshqit
Duhet të gjejnë mënyrën për të organizuar mendimin mes familjes dhe punës. Ky dyzim do jetë i theksuar te peshqit. Neptuni është protagonist të të lindurit të ditët e fundit të Peshqve. Kjo dmth që do gjeni zgjidhje në atë që ju duket më e vështirë. Ata që janë në kërkim të një pune dhe i duket sikur nuk do kenë përgjigje pozitive, duhet të apikojnë sot./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy