Shuhet në moshën 83-vjeçare, legjenda e muzikës Tina Turner.

 

E konsideruar si mbretëresha e Rock ‘n’ Roll, ajo qëndron pas një sërë hitesh përfshirë Proud Mary dhe The Best.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas mediave ndërkombëtare, Turner ndërroi jetë pasi humbi betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.

 

“Tina Turner, Mbretëresha e Rock ‘n Roll vdiq paqësisht këtë të mërkurë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Ajo u shua në shtëpinë e saj, në Kusnacht pranë Zyrihut, në Zvicër. Me ikjen e saj, bota humb një legjendë të muzikës dhe një shembull model”, tha në një deklaratë një zëdhënës i këngëtares.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas asaj që shkruan The Guardian, Turner u diagnostikua me kancer në zorrë në vitin 2016 dhe në vitin 2017 bëri një transplant të veshkës. Prej vitesh ajo vuante nga problemet me shëndetin.

 

E lindur në SHBA, Tina Turner ishte një prej këngëtareve rock më të dashura në botë, e famshme për performancat e saj në skenë dhe një mori hitesh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo u bë fillimisht e famshme në vitet 1960 krah ish-bashkëshortit Ike Turner, me këngët klasike, River Deep, Mountain High, në mesin e repertorit të tyre.