Futbolli në zi, shuhet në moshën 20-vjeçare ish-talenti i Romës (FOTOT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Futbolli në zi, shuhet në moshën 20-vjeçare ish-talenti i Romës (FOTOT)

Dramë në futboll. Shuhet në moshë fare të re Joseph Bouasse Perfection, i goditur nga një arrest kardiak gjatë natës.

Një histori e gjitha për t’u treguar kjo e tija: mbërriti një ditë në stacionin e trenave të Romës me shpresën për t’u bërë një lojtar profesionist kur ishte ende një fëmijë. Mesfushori me origjinë nga Kameruni, i vitlindjes 1998, u bë pjesë e të rinjve të Romës në vitin 2016 pasi u pëlqye nga Valter Sabatini kur po luante me Liberi Nantës, ekip i kategorisë së tretë.

Ai u thirr nga Spaleti për disa stërvitje në Tirgoria me Totin dhe të tjerët, por nuk arriti të çajë në ekipin e parë. Më pas kaloi te Viçenca dhe aktualisht ishte pjesë e rumunëve të Kluzhit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy