Si gjumi i thellë rregullon aktivitetin e trurit?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si gjumi i thellë rregullon aktivitetin e trurit?

Gjumi është i pazëvendësueshëm për jetën tonë, por funksionet e tij mbeten ende një mister i madh për neuroshkencën.

Një nga çështjet më komplekse është se si dhe në çfarë mënyre gjumi rregullon qarkullimin e lëngut truno-shpinor (lëngu i trurit dhe shtyllës kurrizore).

Një studim i ri, i publikuar në tetor 2025 në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS) nga ekipi kërkimor i RIKEN Center for Brain Science në Japoni, tregon se ky lëng lëviz në mënyrë specifike dhe është i sinkronizuar me valët elektrike dhe ngjarjet nervore që ndodhin në tru, si valët e ngadalta, valët që lidhen me kujtesën gjatë gjumit apo lëvizjet e shpejta të syve dhe valët “sawtooth” që janë për aktivitetin e trurit gjatë ëndrrave, sidomos tek të rinjtë.

Ky zbulim sugjeron se gjumi i thellë ka një rol themelor në ruajtjen e funksioneve të trurit dhe shpjegon pse ai është kaq i rëndësishëm për shëndetin mendor.

Advertisement

Studiuesit përdorën një metodë të avancuar që kombinon rezonancën magnetike funksionale (fMRI) me polisomnografi (metodë e avancuar e regjistrimit të gjumit), duke regjistruar njëkohësisht aktivitetin elektrik të trurit, lëvizjet e syve dhe aktivitetin e muskujve gjatë gjumit.

Kjo metodë e lejon matjen e qarkullimit të lëngut truno-shpinor në mënyrë të sigurt, duke kapur ndryshimet me frekuencë të lartë gjatë gjumit të thellë krahasuar me gjumin e lehtë ose gjendjen e zgjimit.

Në këtë studim u përdorën të dhëna nga 25 të rinj, ku secili fjeti në mes të ditës, për rreth 70 minuta. Rezultatet treguan se gjumi i thellë, përfshirë gjumin e ngadaltë dhe fazën e zgjimit, shkakton lëvizje të shpejta dhe të rregullta të lëngut cerebrospinal, të lidhura drejtpërdrejt me aktivitetin e trurit dhe rrjetet nervore që janë thelbësore për kujtesën dhe homeostazën.

Kjo e fundit i referohet aftësisë së trupit ose organeve për të ruajtur një gjendje të brendshme të qëndrueshme, pavarësisht ndryshimeve të mjedisit të jashtëm, si përshembull temperatura e trupit, niveli i sheqerit në gjak apo balanca e lëngjeve dhe elektroliteve.

Advertisement

Në kontrast, gjumi i lehtë shoqërohet me lëvizje më të ngadalta, më të rralla dhe më të pjerrëta të lëngut cerebrospinal.

Ky studim jo vetëm që forcon idenë se gjumi i thellë është thelbësor për pastrimin dhe rigjenerimin e trurit, por gjithashtu ofron një metodë të re të imazherisë së gjumit, që mund të përdoret për të studiuar ndikimin e gjumit në shëndetin mendor dhe parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy